Histeria e “Listës së zezë”, përfshirja e mjekut Mentor Petrela

Mes 100 zyrtarëve shtetërorë që janë denoncuar në profilin e Edi Ramës në Facebook gjendej edhe mjeku i njohur, neurologu Mentor Petrela. Automatikisht ai është bërë simboli i kësaj liste të krahasuar nga shumëkush me fletërrufetë që nisi Enver Hoxha gjatë kohës së revolucionit kulturor kinez. Të shumta kanë qenë edhe reagimet që e kanë komentuar listën duke u nisur nga emri i Dr Petrelës. Një variant si gjithmonë ka pasur edhe ish kryeministriBerisha. Sipas tij qëllimi i vetëm i kësaj liste është vetëm denigrimi i mjekut Mentor Petrela që për shkak të detyrës di shumë për shëndetin mendor të Edi Ramës. “Kjo goditje hakmarrese selektive duket se ka ne baze fajin e vetem te Prof. Petreles; njohurite qe ai ka, per shkak te profesionit, per shendetin mendor te autorit te listes, shendet qe tani perflitet gjeresisht ne kancelarite europiane, institucionet dhe takimet nderkombetare, perfshire dhe dje Triesten”, shprehet Berisha. Ish-kryeministri e lidh këtë me kërkesën e Metës, për kontroll psikik të Ramës. Një rreagim të ashpër ka pasur edhe ish ministri i shëndetësisë Maksim Cikuli. Nuk do të reagoja fare ndaj këtij budallallëku me brirë, në qoftë se nuk do të më binte në sy, nga mesi i listës, emri i një kolegu dhe miku të nderuar, Profesor Mentor Petrelës. Duke e pasur mik prej dhjetëra vitesh, duke e njohur shumë më mirë se të tjerët, madje edhe se vetë kryeministri që “merr kaq shumë informacion” nga anonimët, nuk do t’i haja kohën kërkujt, duke renditur meritat dhe aftësitë e tij. Vetëm akademitë prestigjioze ku ai është anëtar sikur të rreshtoja, do të më duhej një faqe e tërë. Megjithatë, nuk do të lija pa përmendur vlerësimet e shkëlqyera që i ka bërë në fillim të vitit të shkuar “The New York Times Magazine”, për të cilat ai mori përgëzime nga gjithë ambientet shkencore, përgëzime të cilat, ai me shumë modesti, ia adresoi shëndetësisë dhe vendit tonë. Ndoshta një nga përgëzuesit ka qenë dhe “trajneri i skuadrës së shënimeve”….

Ndërsa një tjetër mjek sot kundërshtar politik i Ramës, Petrit Vasili është mjaftuar vetëm me ironi duke evokuar kohën e komunizmit për të cilën akuzohet se po ringjall Rama: “…edhe ata që shpikën fletë-rrufetë në fakt bënin hekurudha dhe elektrifikonin vendin, thanin këneta etj. etj., kurse ky kuje kryeminister ecën nga asgjëja drejt hiçgjësë” ka shkruar ai.

Në fund edhe vetë Mentor Petrela ka qenë therrës me kryeministrin. Gjithnjë duke evokuar kohën e diktaturës ai ka shkruar se krahasuar me atëherë, kjo e sotmja nuk është asgjë. Petrela citon edhe Volterin në reagimin e tij kur thotë se “barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë, kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht” (lexo poshte te plote).

Në emrat që u bënë publike nga fusha e mjeksisë , denoncimet ishin kryesisht për korrupsion. Grupi i punës duhet të sqarojë denoncimin për Mentor Petrelën, ose kryeministri duhet të shpjegojë se ku e gjen të drejtën të hedhë baltë mbi mjekun që njihet si një prej emrave më të zotë në profesionin e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne