Historia e dhimbshme e Luca Modriç

Kroacia do të përballet në gjysmë-finale me Anglinë. Ekipi kroat ka shkuar shumë larg dhe se vetëm njëherë në historinë e kombëtares ia ka dalë të shkojë në një fazë të tillë të Botërorit. Kroacia, siç dihet është një kombëtare ballkanike dhe shumë lojtarë të saj me emër e të mëdhenj sot kanë mbijetuar nga Lufta e Përgjakshme e zhvilluar në Ballkan. Ndër lojtarët që ka përjetuar tragjedinë e Ballkanit është edhe Luca Modriç, ylli i Real Madrid, që për ironi të fatit ka një kontrast të madh me shokët e skuadrës, pasi është më i shkurtër se ata.

Mesfushori i Realit të Madridit, që e ka ndihmuar skuadrën të fitojë katër kupa kampionesh në pesë vitet e fundit (Ligën e Kampioneve), ka qenë vetëm 6 vjeç kur fshati i tij i largët Modriç në Kroacinë Qendrore u zhyt në luftë civile. Luca madje ka emrin e gjyshit të tij, që gjithashtu quhej Luca Modriç. Babai dhe nëna e tij bënin një jetë të vështirë, duke punuar me orë të gjata në një fabrikë. Në vitin 1991, milicia serbe mbërriti në fshatin Modriç dhe goditi pikërisht Lucan, gjyshin e futbollistit, që ndërkohë ishte duke ecur me bagëtitë e tij. Ai u ekzekutua bashkë me katër të moshuar të tjerë. Pas ngjarjes së tmerrshme, anëtarët e familjes së Modriç u larguan për në qytetin e Zadarit në bregdetin e Adriatikut. Serbët gjithashtu e dogjën edhe shtëpinë e të parëve të futbollistit tashmë Luca Modriç. Në Zadar, në atë kohë, vendi ishte mbushur me mina dhe predha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne