Historia e djalit të vogël afgan që ëndërron të bëhet si Mesi

Historia e një djali të vogël afgan që po luante futboll me një qese plastike që simbolizonte fanellën argjentinase të Lionel Messit, bëri bujë të madhe në shtypin e vitit 2016.

E gjitha filloi në fillim të vitit 2016, kur në media u përhapën fotografitë e Murtezait 5 vjeçar me një fanellë futbolli të bërë nga një qese plastike dhe me emrin e Mesit të shkruar në të.

Ai u bë aq i famshëm sa që edhe Lionel Messi dëgjoi për të dhe i dergoi tifozit të vogël një top futbolli dhe dy bluza orgjinale.

Në një intervistë të asaj kohe Murtezai tha se ishte shumë i kënaqur me dhuratat e tij, megjithatë ai shpresonte që një ditë ta takonte personalisht legjendën e futbollit.

Messi nuk e harroi shokun e tij i ri afgan dhe ëndrra e Murtezait u bë realitet në dhjetorin e vitit 2016, kur shkoi në Doha, Katar dhe u takua me Messin, i cili ishte atje për një ndeshje miqësore mes Barcelonës dhe Dohës.

Sputnik vendosi të takojë “Mini Messin” dhe babain e tij për të folur për përvojën e takimit me heroin e tij Messin dhe për të ditur nëse djali ishte ende një tifoz i zjarrtë i futbollit.


Murtezai dhe familja e tij tani jetojnë në Jaghuri në provincën afgane Ghazni. Babai i vogelushit, Mohammad Aref Ahmadi tha se Murtezai e pa Lionel Messin për herë të parë në televizor gjatë një ndeshje futbolli. Që atëherë, vogelushi është bërë një nga tifozët e tij më të zjarrtë.

“Çdo ditë, djali më kërkonte që t’i blija një fanelle si e Messit. Vendosa tia plotësoja kërkesën djalit tim, por nuk munda të gjeja një fanellë të tillë në tregun lokal”, tha Aref.

Më pas Murtazai gjeti një qese plastike me vija të bardha e blu, si fanella argjentinase dhe i kërkoi vëllait të tij që të shkruante emrin dhe numrin e lojtarit të tij të preferuar Messi.

“Nuk mendoj se djali im ishte aq i lumtur me një qese plastike të thjeshtë,” tha Aref, duke kujtuar ngjarjen.

Fotot e djalit u përhapën në mediat sociale dhe familja e djalit u ftua në Kabul, ku Federata e Futbollit e Afganistanit premtoi të organizonte një takim me idhullin e Murtezait.

Ëndrra e vogelushit u be realitet kur gjatë ndeshjes miqësore mes Barcelones dhe Dohas në Katar, Lionel Messi u takua me tifozin e tij të vogël. “Kur e pashë Messin duke përqafuar djalin tim dhe duke ecur me të në fushë, shpërtheva në lot”, tha Aref.

Megjithatë fama e Murtezait ka një ane të trishtuar dhe kjo për faktin që familja e djaloshit ka marrë kërcënime me vdekje pas takimit me Messin.

Si rezultat, familja u detyrua të fshihej në Pakistan, por për shkak të vështirësive të jetesës në një vend të huaj, familja e vogelushit, pavarësisht kërcënimeve u kthye në shtëpi.

Aref jeton tani në shtëpinë e tij me 4 djemtë dhe 4 vajzat e tij dhe është i shqetësuar për faktin se fëmijët e tij nuk mund të ndjekin shkollën.

“Mini Messi” vazhdon të luajë futboll me shokët e tij dhe ka ëndërr që një ditë te bëhet lojtar profesionist, me ekipin kombëtar të futbollit afgan./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne