Historia e përbashkët e vendeve muslimane: Pushtimi dhe pushtuesi

nga Zekeriya Kurşun.

Pushtimi i Stambollit është një temë që ka 565 vite që diskutohet dhe ende vazhdon që të diskutohet. Fillimisht për të shkruan bizantinët dhe grekët të cilët e humbën qytetin. Pastaj ishin turqit dhe myslimanët e tjerë ata që hodhën dritë mbi pushtimin e këtij qyteti të madh. Edhe pse ka nga ata që ankohen herë pas here dhe që e përshkruajnë pushtimin si ditën e fundit të botës, ne kemi vazhduar ta ndjejmë të njëjtin ngacmim mbi pushtimin për gati gjashtë shekuj. Duke thënë ne, dua të them të dy, turqit ashtu edhe të gjithë myslimanët, pavarësisht se ku jetojnë në botë.

Pushtimi i Stambollit është emërtuesi i përbashkët historik i të gjithë muslimanëve, të cilët janë ndarë shekujt e fundit me secilin prej tyre që shkon në anën tjetër, të cilët kanë miratuar ide dhe ideologji të reja ose që kanë rënë pre e imperializmit dhe kanë rishkruar historinë e tyre. Pushtuesi është pa dyshim heroi i tyre i përbashkët. Pushtimi dhe pushtuesi është shpresa e gjithë botës myslimane nga lindja në perëndim, nga veriu në jug, e cila mund të bashkohet dhe të ngrihet përsëri në këmbë.

Motivacioni i pushtimit

Pushtimi i Stambollit ishte në axhendën e muslimanëve shumë shekuj para pushtimit, i gjithi i bazuar në premtimin dhe shperblimin e mirë të Profetit Muhamed. Ky motivacion i madh mobilizoi shumë myslimanë për pushtimin e Stambollit. Megjithatë, ky pushtim i bekuar që mezi pritej u realizua nga sulltan Mehmedi II, i cili fitoi titullin “Pushtuesi”. Ky titull, i cili nuk i ishte dhënë asnjë komandanti musliman me parë që kishte kryer pushtime të mëdha, pa dyshim që u pranua. Kështu që pushtimi i Stambollit dhe Mehmed Pushtuesi u kthyen në gëzimin e përbashkët të botës islame.

Ajeti i Kuranit që dha lajmin se Bizanti do të mposhtej dhe hadithi që fliste per pushtimin e Stambollit, bënë që në sytë e muslimanëve pushtimi të dukej vërtet i bekuar. Kështu që dëshira e hershme muslimanëve për ta pushtuar Stambollin u plotësua. Gjatë gjithë epokës mesjetare, në të cilën muslimanët vraponin nga një fitore në tjetrën dhe kryenin mjaft pushtime, efekti psikologjik i mosmarrjes së Stambollit, pavarësisht rrethimeve të tij, nuk ishte aq i madh. Sepse atëherë ata mjaftoheshin edhe me fitore të tjera. Në të vërtetë, këto fitore ofruan një mundësi më të madhe për ata që të besonin në transmetimet se Stambolli do të pushtohej një ditë.

Nga shekulli i 12-të, bota myslimane humbi ditët e saj të arta. Sikurse sot, ajo u përball me një rrëmujë politike. Ajo u nda në shtete të vegjel, gjithsecili luftonte kundër tjetrit, nën kthetrat e forcave pushtuese të kohës. Muslimanët, të cilët po vuanin nga dobësia dhe shqetësimet e ndryshme, filluan të vënë në dyshim gjithçka që u përkiste atyre, duke përfshirë edhe vetë besimin e tyre. Përkundër të kaluarës së tyre të ndritshme, paqartësia dhe dëshpërimi mbizotëronin në botën muslimane. Ndërkohë, kryqëzatat e ngritura kundër botës myslimane dhe luftërat e zgjatura të këtyre aleancave, e shtuan edhe më shumë pesimizmin e muslimanëve.

Muslimanët, të cilët deri pak kohë më parë kishin arritur mrekullira në shkencë, filozofi dhe art, filluan të ngeleshin në vend numëro dhe madje filluan të harronin njohuritë e tyre të mëparshme, ndërsa bindjet pagane filluan të dominojnë ne jetën e tyre të përditshme. Ndërsa pushtimi mongol bëri kërdinë dhe solli fatkeqësira në krejt Lindjen e Mesme, në Andaluzi, kështjellat e muslimanëve dhe qytetet muslimane po merreshin nga të krishterët një nga një. Toledo, Cordoba dhe Sevilla nuk ishin më ato qytetet e dikurshme muslimane. Projekti për bashkimin e Spanjës dhe për ta kthyer atë në një qytet të madh të krishterë filloi të zbatohej hap pas hapi që nga mesi i shekullit të 13-të.

Stambolli, qyteti i ëndrrave, u pushtua në një kohë kur pesimizmi dominonte mbi botën muslimane. Ndërsa ky pushtim madhështor dha lajmin e gëzuar të rilindjes, ai ishte edhe një përgjigje e madhe për ata që po përpiqeshin të eleminonin muslimanët e fundit në Andaluzi. Kjo është arsyeja pse pushtimi i Stambollit ende përfaqëson ringjalljen e muslimanëve.

Nga një qasje tjetër, ky pushtim ishte gjithashtu shenjë paralajmëruese e idesë së Paqes Osmane, e cila edhe më vonë do të vazhdonte të zbatohej nga muslimanët në një masë të madhe dhe do të siguronte unitetin e botës islame. Pushtuesi dhe ky pushtim i madh, i cili qendronte i bekuar në sytë e të gjithë muslimanëve që kishin përqafuar dominimin osman ose që kishin mbetur jashtë tij, gjithmonë janë kujtuar me mirënjohje.

Historia e përbashkët e botës muslimane

Turqit dhe arabët, kohë pas kohe, kanë pasur batica gjatë historisë së përbashkët të katër shekujve. Incidentet që ndodhën në hapësirën gjeografike që kontrollohej nga një qendër e vetme u diskutuan disa herë me analiza shkencore dhe nganjëherë edhe përmes qasjeve emocionale. Ndërsa çdo epokë e historisë së përbashkët vlerësohet me kritere të ndryshme, vetëm pushtimi i Stambollit dhe Sulltan Mehmet Pushtuesi kanë vazhduar të kujtohen gjithnjë me dashamirësi dhe admirim.

Le ta përsërisim. Pushtimi dhe pushtuesi janë emërtime të përbashkëta të botës muslimane. Në një kohë kur ka shumë ndarje dhe historia përdoret si mjet për ndarje, pushtimi dhe pushtuesi janë elementet e vetëm që bashkojnë. Prandaj, pushtuesi dhe epoka e tij duhet të interpretohen jashtë transmetimeve klasike dhe të lexohen sipas të kuptuarit modern. Sot, duhet të meditojmë më shumë për atë se si pushtuesi mendonte për pushtimin, sesa për mënyrën si e pushtoi. Një grup akademikësh malajzianë së bashku me një grup studiuesish të Fatihut (Pushtuesit), filluan të hulumtonin tema të tilla si, mënyra e tij e të menduarit, cilësitë e tij të lidershipit që mund të përshtaten me të tashmen, qasja e tij inovative madje edhe për topin e Dardaneleve. Studime të tilla të ngjashme ka shumë në Turqi dhe ato duhet që të vazhdojnë të ecin perpara. Sidoqoftë, ky emërtues i përbashkët i botës muslimane nuk duhet të konsiderohet si një fushë kërkimi vetëm për historinë. Ky emërtim i përbashkët duhet të shndërrohet në një forcë lëvizëse për marrëdhënie, bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një qytetërim të ri mes vendeve muslimane.

Natyrisht, edhe kontributi universal i pushtimit të Stambollit nuk duhet të harrohet kurrë. Pushtuesi mori nën mbrojtjen e tij të krishterët ortodoksë, të cilët u shpërfillën nga katolikët dhe u dha atyre liri të mëdha. Traktati i tij me banorët e Galatës, dekretet që u dha priftërinjve të Jerusalemit që dëshironin të kishin drejtësinë e tij si dhe mbrojtja e ofruar ndaj franceskanëve boshnjakë, pavarësisht se ata ende nuk ishin territor osman, duhet t’i transmetohen botës çdo ditë në kontekstin e të drejtave të njeriut.

Përveç bursave që Turqia u jep studentëve të huaj, vendi duhet gjithashtu të krijojë një bursë specifike të quajtur bursa Fatih. Kjo bursë të ndahet nga një për cdo vend dhe të jepet njëherë në vit për studentin më të shkelqyer në mesime, pavarësisht nga drejtimet e studimeve të tyre, ndërsa mesazhi i Pushtuesit duhet të përhapet në të gjithë njerëzimin./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne