Shqiperia Sociale

Historia që m’u kujtua, kur po lexoja sa po vuajnë LGBT në Tiranë

Nga Andis Harasani

Para shumë vitesh, kur isha adoleshent, rrinim aty, te gazeta “Bashkimi” një grup shokësh e luanim tavëll deri në agim. Shpesh na vinte dhe Flamur Topi pasi mbaronte emisionin në darkë në TVSH dhe luante ndonjë lojë shah. Në lagje, në atë kohë kishim fqinje dy motra. Sa kishin ardhur nga jugu. Ishin, në atë kohë, më të shëndosha se jam unë sot, dhe të shkretat mirë që ishin 1 pa 10 të gjata e të shëmtuara te Zoti, por dhe shihnin këdo me inat.

Sa herë kalonin para nesh, askush nuk ngrinte kokën e jo më ti hidhte ndonje fjalë, siç ishte në atë kohë e si do jetë në çdo kohë. Ndërsa, sa herë kalonin këto motrat pranë nesh, dëgjonim që na shanin nëpër dhëmbë. Një herë, dy herë e kështu një ditë i ndaloj dhe i pyes që përse shanin?

Më shikon në sy gjithë inat motra e madhe (tani mendova se është e madhja, meqë ishte më e shëndoshë se tjetra) dhe gjithe ton më thotë: “…sepse ju na shifni si perversë sa herë kalojmë ne”. Qeshëm dhe nuk folëm.

Nuk e di, ose më saktë e di, se përse m’u kujtua kjo histori, kur lexoja sa po vuajnë LGBT në Tiranë.

OPINIONE