Historiani injorantë dhe islamofobë, Frashër Demaj denoncohet në polici për kërcënim e shantazh

Instituti i Historisë, dje gjatë ditës ka bërë denoncim në polici ndaj historianit Frashër Demaj, i cili është kandidat për drejtor të këtij Instituti, për kërcënim, presion e shantazh.

Gazeta Insajderi ka siguruar denoncimin në të cilin thuhet se në Institut gjithçka ka qenë normale deri para dy ditësh, kur edhe kanë filluar kërcënimet direket dhe tentimet për sulme fizike.

“Duke përdorë dhe keqpërdorë këto detyra dhe autoritetin nga dje dhe sot ka bërë kërcënime direkt ndaj disa kolegëve. Gjatë mbledhjes, njëri prej kolegëve, z. Luan Tetaj, përveç fyerjeve ka tentuar ta sulmoj fizikisht sekretarin e Institutit z. Arber Kuci, me ç`rast është parandaluar edhe nga kolegët e pranishëm”, thuhet në denoncim.

 “Për të gjitha këto kemi argumente dhe prova të mjaftueshme të cilat dëshmojnë një gjë të tillë”, thuhet më tej në denoncim të Institutit i cili ka kërkuar të ndërmiren masat e nevojshme ndaj të lartpërmendurve.

Rastin e tentim sulmit fizik e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

Në raportin 24-orës policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 me c`rast dy persona kanë raportuar se janë kanosur nga dy të dyshuar. Lidhur me këtë rast nuk raportohet për të arrestuar.

Insajderi edhe gjatë ditës së djeshme ka raportuar lidhur me akuzat e Institutit të Historisë për kërcënim e shantazh nga Frashër Demaj.

Kurse Frashër Demaj, ka mohuar akuzat e Institutit.

“Është totalisht e pavërtetë. Çfarë ka kërcënuese aty. Si mund të përdori metoda aty kur nuk jam as drejtor, mund ta joshi askënd, as ta korruptoj. Absolutisht kjo është e pavërtetë”, ka thënë Demaj për Gazetën Insajderi. /Insajderi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne