Shqiperia Uncategorized

Historiani Olsi Jazexhi i drejtohet analistit: Ju lebërit i binit gjoksit dhe thonit se jemi turq; Turqia ju mbrojti nga helenizmi se do flisnit greqisht

Është publikuar video e përplasjes së ashpër në studion e emisionit ‘360 gradë’, midis historianit Olsi Jazexhi dhe të ftuarve të tjerë në studio.

Analisti Gentian Gaba ka ndërhyrë gjatë debatit kur Jazexhi me te drejte po tregonte se në Shqipëri ka ekzistuar gjithmonë një racizëm ndaj myslimanëve dhe turqve, ndonëse ka qenë Turqia që ka mbrojtur kombin shqiptar.

Gaba e ka kundërshtuar këtë argument të Jazexhiut duke pretenduar se janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë ndihmuar dhe kanë mbrojtur ekzistencën e shtetit shqiptar.

“Ju lebërit i binit gjoksit dhe thonit se jemi turq, tani na dilni dhe na flisni. Po mos të ishte Turqia ju do ishit zhdukur. Ju mbrojti nga helenizmi se do flisnit greqisht”, iu drejtua Jazexhi Gabës.