Bota Historia Opinion

Historiku i Jerusalemit dhe i Tempullit të Shenjtë

Pjesë nga libri i papublikuar: “Aspekte historike për Tokën e shenjtë, arabët, hebrenjtë dhe palestinezët”, të autorit Behxhet Jashari

Çështja e Jerusalemit është një nga pr­ob­­­­le­met më kontestuese të konfliktit ara­bo-heb­re. Jerusalemi është i vetmi qytet në bo­të i ci­li pa­ra­­qet asociacionin e tre reli­gji­oneve të më­dha bo­tërore: hebraike, kris­ti­jane dhe mys­­li­ma­ne. Që nga themelimi i tij e deri më sot, Je­ru­salemi ishte skenë e shu­më ndodhive dra­­­ma­tike dhe shkak i shu­më konflikteve.

Jerusalemi u themelua rreth vitit 1800 p.e.r. nga fisi arab jebusitët që e ki­shin prej­ar­­dh­jen nga kananitët (arabë të lash­të), të ci­lët ki­­shin ardhur nga Gadishulli Ara­bik rreth 30 she­­­kuj para erës sonë. Këtë qytet e qu­ajtën Ur­­sha­lim (Qytet i paqes. Thuhet se Ur­shalim do të thotë edhe Qyteti i Shalimit, pe­­rëndi i je­bu­­­sitë­ve, ndër­kohë që e ruajti edhe emrin e pa­­rë Je­bus, si­­pas emrit të fisit të jebu­sitëve, ma­d­je ky emër ësh­të përmen­dur edhe në Te­v­­­rat.

Jerusalemi dhe e gjithë Palestina u ba­nua nga arabët kananitë disa shekuj para se të vijë Ib­­rahimi (a.s.) në atë vend, i cili aty er­dhi pasi migroi nga vendi i tij i origjinës Ira­ku.

Është me rëndësi të theksojmë se këtë vend e quajtën Toka Kenanite. Historianët shë­­nu­­an se në këtë vend dikur ishin vendu­ar disa pje­sëtar të një fisi të ardhur nga Kre­ta e Mes­dheut. Grekët e lashtë këtë fis e ki­shin quajtur phi­list/filist/, kur më pas edhe ven­di në të cilin ata u vendosën e quajtën Fi­lis­tinë (Palestinë). Ata në këtë vend e për­ve­tësuan gjuhën e ara­bëve ven­das autokton (të ka­na­ni­të­ve) e kështu ndër she­kuj edhe u ara­bi­zu­an… Gjithashtu në rrethinat e këtyre vi­se­ve jetonin edhe moabi­dët, adomitët, med­jenasit, etj. Në bazë të stu­dimeve dhe ar­te­fakteve studiuesit përfun­doj­në se ka­na­ni­tët ara­bë në këto vise ishin ven­do­sur rreth 5000 vite p.e.r. Sipas arkeolo­gëve që nga pe­ri­udha e mijë­vjeçarit të pestë para erës së re (pa­ra Isaut a.s.) në rre­thinën e Je­ru­sa­lemit ek­zis­­tu­an ven­d­ba­nime të njerëzve. Ba­norët më të her­­shëm të njohur ishin ka­a­na­­nitët ara­bë, për të ci­lët be­­sohet se këto ra­jo­ne i kanë po­pu­llu­ar 3000 vite para Isaut a.s., pra 1800 vi­te pa­ra ar­dhjes së iz­rae­li­të­ve. Besohet se amoritët arri­tën rreth 2300 vi­­te para erës së re, ndër­sa ndër­mjet vi­­te­ve 2000 dhe 1000 para erës së re pa­ti edhe shpër­ngulje të tjera në te­rritorin Ka­a­nan, mig­ru­es të cilët er­dhën nga Az­ia (Kaukazi dhe Tur­kes­ta­ni). Gjatë asaj pe­riudhe u ven­do­sën hu­ritët, hi­titët dhe hik­sosët, të cilët ose kanë mbe­tur në atë te­rri­tor dhe janë asi­mi­luar ta­ni­më me ka­ananitët ara­bë që gjen­de­shin aty ose ka­në vazhduar më tej. Atë­he­­rë kur Abrahami – që sipas Biblës rreth vi­tit 1900 para Isaut/ Je­zu­sit/ kaloi në­për Je­rusalem, pra 900 vi­te para se ta push­to­jë Davi­di – tanimë qyteti një ko­hë të gja­të ish­te vend i shenjtë dhe qen­dër kul­tu­rore. Në tek­stet egji­p­ta­se që në shek. 19 pa­ra erës së re pa­ra­qi­tet em­ri Urshaleem. Ndër­mjet vi­te­ve 1800 dhe 1600 para erës së re Ka­ana­ni ish­te nën sun­di­min egjiptas. Në të a.q. Plla­­ka të Ama­rit të zbu­luara në vitin 1887 në Egji­pt, ja­në gjetur shkre­sat nga viti 1400 pa­ra erës së re të cilat janë këmbyer ndër­mjet Fa­­ra­o­nit dhe princërve ose mbretërve të Ka­a­na­nit. Di­­sa prej tyre për­mbaj­në lutjen e mbre­tit të Ur-Sha­­­lemit dërguar Fa­raonit ku kër­­kohet ndih­­ma për re­­zistencë kun­dër “ha­bi­rëve” për të cilët thu­­hej se plaç­ki­t­in ven­din. Në lidhje me këto or­­vatje iz­ra­e­li­te fli­­tet edhe në Dhiatën e Vje­tër; Jo­zeu, XI, 14-15, ndër­sa në Librin Gjy­q­ta­rët dhe në Lib­­rin e Pa­rë të Ana­­le­ve (Kro­nikat) të Dhi­a­tës së Vje­­tër, Je­ru­sa­le­mi për­men­det me em­rin Je­bus. P.sh. në Jozeu, XV, 63 thu­het: “Ndërsa je­bu­ze­jët të cilët jetonin në Je­­ru­salem nuk mundnin t’i dë­bo­nin bij­të e ju­dës…”, etj.

Atëherë kur profeti dhe mbreti David rreth 1000 vite para Jezusit (Isaut a.s.) e mo­ri Je­rusalemin, bëri ndryshimin e emrit të qy­tetit du­­ke e quajtur “qyteti i Davidit”.

Në Librin e Parë të Analeve  (Kroni­ka­ve), Kapitulli XI, vargu 5 thuhet:

“Atëherë banorët e Jebusit i thanë Da­vi­­dit: “Nuk do të hysh këtu”. Por Davidi e push­­toi qy­te­tin e fortifikuar të Sionit, që ësh­të qyte­ti i Da­vi­dit”. Këtu mund të kup­to­het se nocioni Sion ësh­të me prejardhje ka­a­n­a­nite dhe do të thotë kod­rinë.

Të dhë­nat historike flasin se bijtë e Ib­ra­hi­mit (Is­ma­­ili dhe Is’ha­ku) ishin lin­dur në Pa­lesti­në. Në vitin 1876 p.e.r. Jakovi (Jakubi a.s.) ni­­pi i Ibrahimit (a.s.), i biri i Is’hakut, së ba­sh­ku me anëtarët e familjes së tij nga Pa­les­tina udhë­ton për në Egjipt. Faktet historike tre­goj­në qar­të se bijtë e Israelitëve (familjet që er­dhën nga Ib­ra­hi­mi/Abrahami) në Pa­les­tinë (për­­katë­sisht në To­­kën e Shenjtë) ki­shin qën­d­ru­ar vetëm për një pe­­­riudhë të shkur­tër his­to­­rike, pasi që ata udh­ë­tuan për në Egjipit dhe më nuk u kthy­en as­njëherë në Palestinë. Me këtë kuptohet se pre­ten­di­met e hebrenjve se Is’haku (Izaku) ësh­të prej banorëve autok­ton të Palestinës (Tokës së Shenjtë), assesi nuk qën­dron, pasi që në kë­to ven­de ata nuk je­tuan vetëm se një brez i tërë. Po ashtu, dihet mi­rë se këto vise i ki­shin po­pu­llu­ar mijëra vi­te më herët popuj tje­rë (jo hebre), siç ishin ka­na­nitët ara­bë, si dhe popuj tjerë të ve­gjël në nu­mër…

Be­ni Is­ra­ilët (bijtë e Israi­lit (Jakubit) në Egj­i­pt do të qën­drojnë 430 vite. Gjatë periudhës së sun­­dimit të fara­o­në­ve në Egjipt, aty kah viti 1446 para erës so­në, Mu­­sa (alejhisselam) i nxori Be­ni Isra­i­lët (Bijtë e Israilit) nga robëria shumë­she­­ku­llo­re farao­ni­­ke.

Prej vitit 970-931 p.e.r. Sulej­ma­ni (a.s.) do të sundojë si mbret dhe si profet i Zo­tit, ndër­sa në vitin 966 p.e.r. Sulejmani (a.s.) do ta ngritë Tem­pullin e shenjtë.Në shek. e X-të p.e.s. ose në vitin 931 p.e.r. rajoni hebre u co­pë­­tua në dy pje­­­së: Israel dhe Judejë.

Në vitin 721 para erës sonë, asirianët e push­tojnë Israelin, ndërsa Judeja të njëjtin fat e për­jetoi në vitin 604 p.e.r.

Jerusalemi që nga fillimi, e deri në vitin 1000 p.e.r. – përveç kur kishte qenë i okupuar nga faraonët (shek. XV e deri në shek. XIII p.e.r.) – mbeti nën pushtetin e kananitëve ara­bë, gjegjë­sisht deri atëherë kur u pushtua nga mbre­ti dhe pejgamberi Da­vudi (Davidi). Ai e shpa­lli atë si kry­e­qy­tet të mbretërisë së Judesë, ndër­sa më vonë,  bi­ri i tij Sulejmani (a.s.) aty e ndër­toi tem­pu­llin e njohur, gjë që theksuam më lartë. Thu­het se Sulejmani (a.s.) e ndërtoi tem­­pu­llin që sot e quajmë al-Aksa, të cilin pas vdek­­jes së tij hebrenjtë e përdorën si tem­pull për t’i adhuruar idhujt… Ndërtimi i kë­tij tem­pu­lli – mes­xhid al-Aksa është përfun­du­ar dyzet vjet pas ndërtimit të Qabesë në Me­kë. Ebu Dherr el-Gi­fa­ri (r.a.) e kishte py­e­tur Muham­me­din (s.a.v.s.):

“Cili është mesxhidi i parë i ndërtuar mbi to­­kë”? Ai (Muhammedi) është përgjigjur: “Xha­­mia e Haremit (Qabeja)”. Ebu Dherri pas­­taj e py­e­ti: “Pastaj cila xhami”?

Ai është përgjigjur: “Xhamia e El-Ak­sasë”.

Ebu Dherri përsëri e pyeti: “Sa vjet ka ndër­mjet të dyjave”.

Ai u përgjigj dhe tha: “Dyzet vjet”.

Megjithatë, pasi që ndërroi jetë Sulej­ma­­ni (a.s.) Judeja u bë shtet vasal i cili krej­të­sisht u rrë­nua nga babilonasit në vitin 587 p.e.r. Mbre­ti babilonas i cili e udhëhoqi push­­­­timin e Je­ru­sa­le­mit quhej Nabukodo­no­­sor (600-560 p.e.r.). Me këtë rast ba­bi­lo­na­sit plaç­kitën çdo gjë dhe e rrë­­nuan stru­k­tu­rën e tem­pullit të So­lomonit (Su­lej­manit a.s.). Na­bu­ko­donosori ur­dhëroi që të gji­thë heb­­renjtë të me­rren si sklle­vër në Ba­bi­lo­ni ose të mbyten. Ky ishte një dë­nim i rëndë për heb­renjtë dhe fun­di i cilit do organizim të push­­tetit fetar hebre në Je­ru­sa­lem dhe Pa­les­ti­në, me një përjashtim të një pe­riudhe të shkur­tër kur gjatë periu­dhës së kry­en­grit­jes së ma­kabe­jëve (164-163 p.e.r.) me Je­ru­salemin do të sun­dojnë së­rish heb­renj­­të.

Prej vitit 538 p.e.r. e deri në vitin 332 p.e.r. Je­rusalemi ishte nën sundimin e per­si­­a­­nëve. Në vitin 538 p.e.r. mbreti persian Kir of­­ron dek­ret përmes së cilit iu lejohet heb­renj­ve kthi­mi nga mërgimi (edhe pse pjesa dër­muese e ty­re dëshi­ronin të qën­droj­në në Ba­biloni). Me kthi­min e heb­renj­ve në Pales­ti­në ata e ri­ndër­tu­an tempu­llin dhe atë e qu­ajtën Tempulli i Dytë, mi­rë­po ata nuk ki­shin pushtet. Në vitin 332 p.e.r. fillon peri­u­dha e hegje­monisë greke. Pra, prej vitit 332 p.e.r. e deri në vitin 164 p.e.r. Je­ru­salemi u gjet nën sundimin he­len, gje­gjësisht nën push­tetin e adminis­tra­tës së Le­­­kës së Madh.

Prej vitit 163 p.e.r. e deri në vitin 614 të erës së re Jerusalemi qëndron nën sun­di­min ro­­mak. Në vitin 20 p.e.r. Herodosi e rin­dërtoi te­m­­pullin e Sulejmanit (alejhi se­lam) dhe ky tem­pull vazhdoi të qëndrojë de­ri në vitin 70 të erës së re, respektivisht de­­ri në kohën e pro­fe­tit Ze­ke­rija (a.s.) kur ushtria romake nën ud­hë­heqjen e gje­neralit Titus do ta shkatë­rro­jë Je­rusalemin dhe do ta djeg tempullin. Në të vër­tetë ky ishte shka­­­tërrimi i dytë i tempu­llit të Sulejmanit (a.s.). Më pas, në vitin 135 të erës së re pe­ran­do­ri romak Adriani i pas­troi rrë­nojat e tem­pu­llit – pasi që ai ishte rrë­nuar më pa­rë nga ba­shkë­fe­ta­rët e tij ro­ma­kë dhe e ndër­toi një tem­pull të ri në vend të atij të vjet­rit, mi­rë­po me që­­llim që të adhurohen idhujt. Kë­të tempull e qu­­aj­tën Jupi­ter që ish­te emri i hyj­nisë romake. Tem­­­pulli Jupiter qën­droi de­ri në kohën e për­hap­jes së reli­­gji­o­nit kris­ti­jan në Pa­les­ti­në, gje­gjë­sisht deri në fillim të shek. IV të erës së re, atë­herë kur pe­ran­do­ri Kon­stan­tin urdhë­roi rrë­ni­min e tem­pu­llit të Ju­pi­te­rit dhe aty e ndër­toi një struk­tu­rë tje­tër tem­­pulli. Në të vër­tetë, atë­he­­rë kur pe­ran­do­ri ro­mak Kon­stan­tin (v. 323) do ta për­qa­foj­ë krish­te­rimin si religjion pe­ran­do­­rak, qen­dër e së cilës ishte Kos­tan­di­nopoja (Stam­­­bolli i sotëm), edhe rajo­ni i Pa­lestinës do të hyjë nën admini­strimin e Pe­randorisë Ro­ma­ke. Me këtë edhe do të fi­llo­j­­në per­se­ku­timet e se­­ri­shme kundër heb­renj­­ve, kur edhe nuk do t’iu lejohet hyrja në Je­ru­­sa­­le­m.

Tempulli (mesxhidi) në Jerusalem të ci­lin e rrë­nuan romakët (e që kishte qenë në ven­­din e tem­pullit të Sulejmanit a.s.) ishte drej­ti­mi dhe kib­leja e parë islame për kry­er­jen e na­ma­ze­ve. Kjo godinë ishte ajo të cilën i Dër­gua­ri Mu­ha­m­­medi (s.a.v.s.) me rastin e udhë­ti­mit të tij koz­­mik (Isra dhe Miraxh) e kish­te pa­rë, e të ci­lin më pastaj ua kishte për­shkruar me­kasve për t’a ar­gumentuar udhë­timin e tij… Transmeto­het se el-Bera Ibën Azib ka thë­­­në: “Kur Muha­m­medi (s.a.v.s.) erdhi në Me­­­dine, ai qëndroi me xha­xha­lla­rët e tij dhe u fal drejt xhamisë el-Ak­sa për 16 muaj”. (Bu­­ha­­ri).

Po ashtu transmetohet se: “I Dërguari i Alla­hut (s.a.v.s.) është falur në drej­tim të Bejt el-Makdisit për gjashtëmbëdhjetë ose shta­­të­­mbë­­dhjetë mu­aj”. (Transmeton Buha­riu, nr. 41 dhe Muslimi, nr. 525).

Transmetohet se në lidhje me mes­xhi­din al-Aksa dhe ligjërimet në të, Muham­me­di ka thë­në: “Ai (Jahja) i grumbulloi njerë­zit në Jeru­sa­lem deri në atë kohë që xhamia al-Ak­sa u mbush aq shu­­më, sa që njerëzit qën­dro­nin në ballkonet e tij”. (Tir­midhiu).

Gjatë periudhës ndërmjet viteve 323-614 të erës së re Jerusalemi do të jetë nën sun­­di­min ro­­mak. Me ndarjen e Perandorisë Ro­­ma­ke në vi­tin 395 në Lindore Bizantine (ku u për­qen­drua zhvi­llimi i kulturës kris­ti­ja­ne të pro­ve­ni­en­cës helene) me seli në­ Kos­tan­dino­pojë dhe Pe­rëndi­more (ku u për­qen­drua zhvi­llimi i kul­tu­rës kris­tijane e prove­ni­encës la­ti­no-ro­mane) me seli në Romë, de fac­to Pa­les­­ti­na – me kë­të edhe Jerusa­le­mi – bie nën ad­minis­trimin bi­za­n­tin. Nën admi­nis­trimin bi­zantin Pales­ti­na do të qën­drojë de­ri në vitin 614, kur atë do ta oku­poj­në së­rish persi­anët. Në këtë gjendje do të je­të de­ri në vitin 628, kur me Pa­lestinën sërish do të sundojnë bi­zan­­ti­nët. Sun­dimi bi­zan­tin kë­saj ra­dhe do të zgja­të dhjetë vite, gje­gjë­sisht deri në vitin 638, atë­herë kur tërë Palestina dhe qy­te­ti Je­rusalem do të çlirohen nga mys­­li­manët dhe kur ky vend do të hyjë nën administrimin mys­liman.

Pra, Palestina (me këtë edhe Je­ru­sa­le­mi) u çli­rua në vitin 638 nën udhëheqjen e ka­lifit Omer. Me ardhjen e kalifit mysliman Omerit në Jerusalem, kristijanët kërkuan nga Omeri që t’i dëbojë hebrenjtë nga Je­ru­sa­lemi, gjë të cilën Ome­ri assesi nuk e bëri, por përkun­dra­zi ai ua zgja­ti dorën e ndih­mës dhe lirisë feta­re. Histo­ri­­anët tre­goj­në se Ab­dullah bin Mer­va­ni dhe i bi­ri i tij Velidi u kujdesen për ndër­ti­min dhe me­re­metimin e Tempullit të She­nj­të (mes­xhidi Ak­­sa­­së) dhe kupolës së verdhë, ndër­sa tatimet e ar­dhu­ra nga Egjipti për shta­të vite u ndalën për ndërtimin e riparimin e saj. Atë­he­rë kur mys­­li­manët e çliruan Pales­ti­nën, me kë­të edhe Je­rusa­lemin, vërejtën se ro­makët e ki­shin shn­d­ë­­rruar tempullin (e Su­lej­manit) në një rrënojë me që­llim që t’i ze­më­roj­në heb­renj­­të. Kalifi Omer ur­dhëroi që tem­pulli të pas­­tro­het dhe të rre­gu­llo­het mirë. Gja­të sun­dimit të kalifatit të Ab­dul Melik Ibn Mer­­vanit u ri­no­vua e tërë ndër­tesa. Ndër­mjet ndër­tesave të ci­lat u sis­te­mu­an ishin xha­­mia dhe Kupola e Gurit. Këto u ndër­­tu­an nën mbi­këqyrjen e di­jetarit të fam­shëm të asaj ko­he Rexha Ibën Ha­jua, ndërsa ka­lifi Ab­dul Me­­lik Ibn Mervani ve­çoi të ar­dhu­rat e shtatë vi­­teve për projektin e rinovimit i ci­li për­fun­doi në vitin 73 sipas hixh­rit. Në vi­tin 154 si­pas hixhrit – gjatë ka­li­fa­tit të Ebu Xha­fer el-Man­surit – Je­ru­sa­le­min e goditi një tërmet i fu­­qishëm dhe shkatërroi di­sa pje­së të xha­mi­së, e më pas kalifi Mensur ur­dhë­­roi ri­ndër­ti­min e saj. Në vitin 1085 Je­ru­sa­­lemi do të bie nën sun­di­min e turqve sel­xhu­­kë, nën admini­stri­min e të cilëve do të qën­drojë 14 vjet, gje­gjë­sisht deri në vitin 1099, kur Jerusa­lemi do të oku­po­het nga kryqtarët. Me këtë rast kris­ti­ja­nët do të kryej­në krime dhe mas­ak­ra të më­dha kun­dër mys­limanëve dhe heb­renjve. Nën sun­di­­min e kryq­ta­rëve Je­ru­sa­le­mi do të mbe­tet plot 88 vjet, gje­gjësisht deri në vitin 1187, atë­­herë kur Je­ru­sa­lemin do ta çlirojë ko­man­­danti i famshëm mys­liman Sa­la­­huddin el-Ejjubi kur në betejën e Hit­tinit arri­ti suk­se­se të mëdha.

Gjatë periudhës ndërmjet viteve 1099-1291 me Jerusalemin do të sun­doj­në herë sel­­­xhu­kët, e herë arabët, ndërsa prej vitit 1291 e de­ri në vi­tin 1517 me Jerusalemin do të sun­doj­në me­me­lu­kët, pra plot 226 vjet.

Kështu pra, që nga viti 638, e deri në vi­­tin 1517, Jerusalemi vazhdi­misht ishte nën ad­­mi­nis­­tri­min mysliman, me përjash­tim të di­sa pe­ri­u­dhave kur me këtë qytet sun­donin kryq­tarët (1099-1187) dhe mbreti gjerman Frid­irihu II (1229-1239). Në vitin 1517 rajoni i Pales­ti­nës (si dhe Jerusalemi) u pushtua nga os­ma­nët nën ad­ministrimin e të cilëve qën­droi deri më 9 dhje­tor të vitit 1917, respek­ti­visht de­ri atë­herë kur u shpall Dek­larata e Bal­fu­rit. Me shpalljen e kë­saj Dek­larate, Palestina mbe­ti zo­në të cilën e­ kon­­trollonin britanikët. Pas për­fun­dimit të Luf­­tës së Parë Botërore, Li­ga e Kombeve ven­dosi man­datin britanik në Pales­ti­në. Në vi­tin 1923 Pa­lestina hyn nën pro­tekto­ratin bri­tanik. Ky sta­­tus ishte aktual de­ri në maj të vitit 1948, gje­gjë­­sisht kur edhe the­­me­lo­het dhe shpallet shte­ti Iz­rael. Profesor Branislav Sinadinovski në lib­­rin e tij “Pales­tinsko nacionalno pitanje i blis­­­ko­­is­­­toč­na kri­za” tho­të: “Pas themelimit të shtetit iz­raelit ndo­dhën disa konflikte ara­bo-izraelite kur për­fun­­­di­misht në vitin 1967 Izraeli e oku­poi Je­ru­­sale­min nga shteti i Jor­da­nisë”. Po ash­­tu, “në ba­zë të fakteve të parashtruara his­to­­­ri­ke, kup­­to­het qartë se Jerusalemi ek­zis­toi di­sa she­kuj pa­ra ardhjes së hebrenjve në Pa­les­ti­në, si dhe pas shka­tërrimit të mbre­të­ri­së ju­deje dhe deri me for­­mimin e shtetit iz­ra­e­lit me kë­të qy­tet sun­du­­an babilonasit, persi­a­nët, gre­kët, ara­bët, tur­­­qit dhe britanikët, gje­gjësisht më te­për se 1900 vjet Jerusalemi ishte qytet jo heb­re, me­­gjithatë, Izraeli nuk dë­­shi­roi t’a pra­nojë fak­tin his­torik, duke po­huar se po­se­don “të drejtë të shenj­­të” ndaj Je­rusalemit dhe du­ke mbajtur qën­­­­­­drimin se ba­norët e tij heb­renj rrjedhin nga heb­­­­renjtë bib­­lik. Mirëpo, një gjë e këtillë nuk ësh­­të e vër­tetë nga vetë fakti se migrimet ma­si­ve heb­­reje në Pa­lestinë në fi­llim të shek. XX u nxi­­tën nga juda­i­s­tët dhe nuk kishin kurrfarë li­dh­­je his­torike me heb­renj­të të cilët më pa­rë je­to­nin në Palestinë gja­të periudhës bib­li­ke. Pra­në kësaj një numër i madh i heb­renj­ve ev­ro­pe­rën­dimorë të cilët er­­dhën në Pa­les­ti­në gja­të shek. XX ishin pas­ar­­dhës të ko­za­rëve: po­­pull ta­tar nga Rusia ju­go­­re të cilët e kishin pra­nuar ju­daizmin në ko­­hën e Sher­lamanjit, ndër­sa një pje­së e ma­dhe e heb­renjve të Ev­ro­pës Lindore nuk rrje­dhin nga Palestina, ndër­sa judaizmin nuk e ki­­shin pra­nuar nga viset mes­dhetare. Do të tho­­të se po­himet hebreje për lidhjen e vjetër ju­­­deje të hebrenjve me Je­ru­sa­­lemin nuk ki­shin mbësh­tetje, sepse arabët pa­lestinezë çdo­he­rë ish­­in shumicë në qy­tet, ma­dje edhe në pe­riu­dhën e sundimit hebre. Për dallim nga heb­re­nj­të, ba­norët jo heb­re të Je­­rusa­le­mit nuk u dë­bu­an nga qyteti nga ana e ba­­bi­lonasve dhe roma­kë­­­ve. Gjatë periu­dhës së për­­­hapjes së kristija­ni­z­­mit ata e pra­nuan re­li­­gji­­onin kris­tijan, ndërsa pas zgjerimit të ara­­­bë­ve pje­sa më e madhe e saj e pranuan is­lamin, kësh­­tu që deri në for­mi­min e shte­tit izraelit, atë­he­rë kur ajo (po­pu­lla­të pa­les­­ti­­neze) ishte shp­ë­r­­ngu­lur dhe kur iu pa­mun­dë­sua kthimi i ty­re në Pa­lestinë, në Je­ru­sa­lem je­tonin arabët pa­­lestinezë, pa da­llim se a ishin ata ka­nanitë, kris­­­tijanë ose mys­lima­në”.

Pra, do të vërejmë se nga viti 587 p.e.r., atë­­herë kur përfundoi sundimi hebre në Pa­les­­ti­­në, e deri në fillim të shek. XX (v. 1917), me Je­­ru­salemin vazhdimisht sun­du­an kristi­ja­­nët, mys­­li­manët, arabët dhe tur­qit. /tesheshi