Hizbullahu dënon SHBA-në

Hizbullahu libanez e dënoi vendimin e Amerikës për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Në raportin e shpërndarë, Hizbullahu libanez e dënoi vendimin e SHBA-së për t’a zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalemin e pushtuar, me 14 maj 2018.

“Deklarimi kohës së zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem ka kompletuar politikat armiqësore të presidentit amerikan, Trump”- tha Hizbullahu.

Zhvendosja e ambasadës amerikane në përvjetorin e themelimit të regjimit izraelit sionist dhe vazhdimi i nënçmimit të arabëve dhe muslimanëve tregon se populli arab, Islami dhe bota nuk kanë ndonjë vlerë për qeverinë amerikane.

Lëvizja Hizbullah tha se hapja e ambasadës amerikane në Jeruzalem bëhet për t’a harruar çështjen e Palestinës dhe për t’a jahudizuar Jeruzalemin.

Në raportin e shpërndarë, duke theksuar se Jeruzalemi është i lidhur me pasuesit e të gjitha feve, Hizbullahu deklaroi se se shtetet e lira, kombet dhe institucionet me ndikim duhet të përpiqen që të parandalojnë dëmtimin e gjërave të shenjta të muslimanëve dhe katolikëve nga regjimi pushtues sionist.

Duke specifikuar se e vetmja mënyrë për të marr territoret e pushtuara palestineze është rezistenca dhe intifada, lëvizja Hizbullah tha se bashkëpunimet e fshehta të disa regjimeve arabe po ndikojnë në vendimin për t’a zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem dhe se po e përshpejtojnë këtë situatë.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne