Hizbullahu Sot: i Fuqisë, Parasë, dhe… i Njerëzve

nga Brett Redmayne-Titley

(Shënim: Kjo është pjesa e pestë e një ekspozimi me shumë pjesë drejtpërdrejtë nga Stambolli dhe Libani. Ju lutem shikoni pjesën e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt për informacion. Nuk është e përsëritur këtu).

Me të shtënën e fundit të vitit 2006 lufta mbaroi dhe IDF duke u kthyer pas në Izrael, Libani nisi të shëronte plagët e tij. Në të njëjtën kohë Hizbullahu, i cili ia kishte dalë mbanë aq mirë, që ta kthente rrjedhën e luftës, nisi rindërtimin – këtë herë në udhë të reja.

Duke përdorur respektin që kishte fituar, kur kishte luftuar për të tërë Libanin, ndërkohë që ushtria libaneze po kërkonte për qiej të sgurtë në veri, Hizbullahu filloi proçesin që zgjati një dhjetë vjeçar, duke u shndërruar nga një ushtri e pastër mbrojtëse, në një organizatë të mirëfilltë politike. Udhëheqësi Nasrullah ka qenë i qëndrueshëm, metodik dhe i patundur në këto qëllime nacionaliste dhe duke vepruar kështu, i ka tërhequr partitëe mëparshme politike libaneze të rreshtuara me Perëndimin,ose duke mbështetur në mënyrë të ngjashme shtetin etyre sifillim, ose duke dhënë shpirt në kutitë e votimit. Të tëra këto shenjapërfunduan me sukses.

Kujtimi i luftës së 2006 – dhe tmerret e shkaktuara të saj – është i gjallë në mendjen e përditshme të tërëve, këtu. Krahas kësaj pa përjashtim, disa dhjetra libanezë të intervistuar për këtë artikull, bënë shumë të qartë se ata kërkojnë paqen mbi çdo gjë tjetër. Megjithatë një kuptim i plotë i ekspansionizmit izraelit – të shkuar dhe të tashëm – e ndal optimizmin e tyre.

Përtej një ushtrie të përmirësuar, ndryshimi rrënjësor ka ndodhur, në fushën e hyrjes në shërbimet shoqërore publike, të cilat më parë kryesisht mungonin nën qeverinë libaneze para 2006. Gjatë dhe pas luftës civile 1975-90 qeveria qendrore libaneze e asaj kohe e la pas dore sigurimin e shërbimeve për publikun. Zgjedhjet bashkiake nuk ishin mbajtur për 35 vite, kështu që kapacitetet njerëzore, financiare dhe teknike të bashkive degraduan, duke i shndërruar ato edhe më tepër në institucione skelete. Në një parlament i cili shpesh herë në të shkuarën, i ka bërë jehonë modelit të rremë perëndimor të demokracisë, i cili anashkalon interesat e vërteta të atyre, të cilët i dhanë votën në favor, këtu nëLiban është Hizbullahu i cili duke qëndruar i patundurështë duke përfaqësuar drejtpërdrejtë të tërë libanezët pa dallim të fesë ose kombësisë së mëparshme.

Hizbullahu po drejton një gamë të veprimtarive filantropike dhe tregtare duke përfshirë spitalet, qendrat mjekësore, jetimoret, qendrat e rehabilitimit, qendrat për handikapatët, supermarketet, stacionet e gazit, shoqëritë e ndërtimit, një radiostacion (Nur) dhe një stacion televizioni të shërbimit publik (Al Manar). Shërbimi shëndetësor tani është universal dhe i subvencionuar mirë, nëse jo falas. Këto shërbime bënë që libanezët të përfitonin drejtpërdrejtë, të cilët kishin nevojë të dëshpëruarpër këto përmirësime dhe ka qenë pasqyrimi idrejtpërdrejtë i qeverisë së shkuar libaneze dhe i mungesës së vullnetit të saj të mëparshëm për t’i siguruar këto shërbime.

I pyetur për ndikimin fetar të Hizbullahut me filozofinë e saj të nacionalizmit Hadi (shikoni pjesën e katërt) komentoi, “Kjo është pjesë e shkakut. Libani gjithmonë ka qenë një shtet i shumë kulturave dhe i shumë feve”, ai fillon. “Dallimi i madh është se shumca e Hizbullahut, si Nasrullahu, janë shiitë. Ne besojmë në arsimin.Ne besojmë në tolerancënpër kulturat dhe fetë e tjera. Ne i përfshijmë ato!” Sërish ai lëviz shkon më afër për ta sqaruar pikën e tij… “Kultura sunnite nuk është përfshirëse dhe toleruese. Ajo nuk i jep shtysë arsimit. Kur ne luftuam në luftë, shiitët luftuan përkrah sunnitëve… përkrah të krishterëve… përkrah druzëve. Ne të tërë luftuam për liri dhe çlirimin e Libanit. Ne luftuam për njëri-tjetrin dhe nuk deshëm t’ia dinim për fenë. Libani nuk është… dhe këtu Hadi vendos gishtin e tij tregues në cep të tabelës “…Libani nuk është Arabia Saudite!”

Ndërsa disa nga kjo infrastrukturë e shërbimeve shoqërore ishte e pranishme në 2006, ndryshimi rrënjësor ndodhi në fushën e përfshirjes. Të qenit e një grupi rrënjësor shiit, para luftës, shërbimet e tij publike, të cilat janë kryesisht të finacuara me 1.2 miladë dollarë nga shiitët e Iranit, ishin kufizuar dramatikisht me ata të besimit të ngjashëm. Kur lufta shpërtheu përsëri, Hizbullahu i hapi spitalet e tij për të tërë libanezët, duke qenë se viktimat vazhdonin të rriteshin. Këtu Hizbullahu e bëri vetën të dashur për të tëra fetë dhe të tërë libanezët. Ky ndryshim i përfshirjes vijoi në përmirësime të tjera shoqërore.

Sipas Hadiut, ndërsa Izraeli shfytëzoi zjarrpushimin e parë të OKB-së, për të zhdukur provat e humbjes së tyre -pjesët e djeguara – të thuajse dy qind tankeve – mbi fusha dhe pas kodrave në Izrael, libanezët dokumentuan problemet e mëdha,me qëllimin e rindërtimit të një infrastrukture të shkatërruar; rrugëve, digave, stacioneve të përgjithshme elektrike, urave, aeroporteve, limaneve dhe porteve, ndërtesave qeveritare dhe spitaleve.

Me mbrojtjen e tij kundër një sulmi të ardhshëm, Hizbullahu ka ndërmarrë një rezistencë ushtarake dhe veprimtari të shërbimit shëndetësor dhe të shërbimit shoqëror me një zell të njëjtë. Në 1996 kur Izraeli sulmoi përsëri Libanin e jugut, duke i shkaktuar një mase të madhe dëmi infrastrukturës. Pas këtij sulmi, Hizbullahu nisi proçesin e rindërtimit. Statistikat e tij tregojnë se në dy muaj, ai rindërtoi 5000 shtëpi në 82 fshatra, ndreqi rrugët dhe infrastrukturën dh pagoi 2300 bujq si kompensim. Si një rezultat i këtyre veprimtarive, Hizbullahu u shpërblye me më shumë mbështetje nga shiitët, të cilët ofruan votat e tyre anëtarëve që kandidonin për kuvendin.

Më vonë në 2006, shërbimet shëndetësore dhe shoqërore të Hizbullahut, luajtën një rol qendror në mbrojtjen kundër Izraelit në llogarinë e bërë pas luftës. I ndjekur nga lufta tridhjetëekatër ditëshe e bombardimit izraelit, veprimi i parë i Hizbullahut ishte të ndalonte përpjekjet e tij ushtarake dhe shndërrimi i të tërë energjisë së tij, drejt shërbimeve shoqërore dhe rindërtimit. Hizbullahu siguroi ujë, ushqim dhe strehë për njerëzit e zhvendosur dhe gjithashtu dha fjalën se do të paguante si kompensim për njerëzit, shtëpitë e të cilëve ishin shkatërruar, duke i ofruar 12.000 dollarë për qira dhe mobilje derisa shtëpitë e tyre do të ndërtoheshin. Këto veprimtari shtuan besimin e publikut tek Hizbullahu, por ata përbënin vetëm një pjesë të vogël të shërbimeve shoqërore të partisë.

Pas luftës,Nasrullahu njohu të mirat materiale, që këto shërbime i kishin siguruar në ndryshimin e tij në një në të bërit një parti e mirëfilltë politike. Kjo i dha shtysë rritjes së pranisë politike dhe turpëroi kuvendin libanez, në rritjen e fondit kombëtar për përmirësime të ngjashme publike, me synimin për të ndaluar rritjen e popullaritet të rivalit të tij të ri në kuvend. Sot Hizbullahu tanimë nuk mund të shpërbëhet lehtësisht nga Perëndimi thjesht si një “Organizatë Terroriste” një parrullë e cila nuk është më e pranuar nga Bashkimi Europian dhe shtetet më të arsyeshme të botës, pavarësisht këmbënguljes së Sh.B.A.-së.

Duke ia bërë veten të dashur publikut libanez si i tërë, Hizbullahu ka zhvilluar një sistem të lartëtë shëndetit dhe organizatave të shërbimit shoqëror. Sistemi i shërbimit është i përbërë nga Njësia Shoqërore, Njësia e Arsimit; dhe Njësia e Shëndetit Islam, e cila së bashku përbën rrjetin e saj të siguruesve të shërbimit kombëtar. Para 2006 një numër i madh organizatave të shërbimit të Hizbullahut, ishin të regjistruara ligjërisht në qeverinë libanez si OJQ, një status që i siguronte disa mbrojtje ligjore dhe e ndihomte atë, në bashkëpunim me organizatat e tjera, tëcilat ishin të gatshme kundër emrit“Hizbullah”. Falë ngritjes së tij në fuqinë politike të të mirëfilltë dhe të respektuar dhe kjo fasadë nuk ishtë më e nevojshme.

Njësia Shoqërore është një ombrellë për katër organizata: Fondacioni i Ndërtimit Xhihad; Fondacioni i Dëshmorëve, Fondacioni i të Plagosurve; dhe Komiteti i Mbështetjes së Humejnit.Fondacioni i Ndërtimit Xhihad i pas luftës, Xhihad El Binaa u bë njëri nga shërbimet më të rëndësishme në Liban. Përparësia e këtij institucioni ishte përgjegjësia për ndërtimin e infrastrukturës dhe furnizimin me ujë përreth 45 % e banorëve të periferisë së jugut të Bejrutit. I ndjekur nga bombardimi ajror izraelit në verën e 2006, Fondacioni i Ndërtimit Xhihad u bë i domosdoshëm, duke vlerësuar dëmet dhe duke paguar kompensinim e rindërtimit, për banorët e Libanit të jugut dhe të periferisë së jugut të Bejrutit.

Në këmbim, Fondacioni i Dëshmorëvesiguronte vijimin e ndihmës finaciare për ata familje, të cilat kishin humburtë afërmit në luftë, ashtu siç bënte Fondacioni për të Plagosurit për njerëzit me aftësi të kufizuar. Ndërthurja e këtyre tre programeve financiare, i ka dhënë siguri libanezëve që ata mund të presin të njëjtën mbështetje që duhet të jepet në rast se Libani sulmohet përsëri.

Njësia e Shëndetit Islam e Hizbullahut, gjithashtu ka një funksion jetik në përmbushjen e nevojave të shëndetit publik. Si në 2007 ajo veproi në tre spitale, dymbëdhjetë qendra shëndetësore, njëzetë infiermieri, dhe njëzetë klikina dentare. Njësia e Shëndetit Islam u bë aq e efektshme sa asaj iu kërkua që të merrte pjesë, në operacionet në disa spitale shtetërore në Libanin e jugut dhe në Luginën Bekaa. Kjo njësi u siguron shërbimin shëndetësor popullatës me të ardhura të ulëta mënjë çmim të ulët ose falas. Për më tepër, Njësia e Shëndetit Islam është përfshirë në dhënien falas të sigurimit shëndetësor dhe përshkrimin e barnave përmes një rrjet të farmacive vendore. Për ta vërtetuar këtë aludim unë pyeta drejtuesin e automjetit dhe përkthyesin tim, Kifah, i cili është duke pritur fëmijën e tij të dytë – një djalë – nëse kjo është e zbatueshme për të, duke qenë se ai dhe gruaja e tij nuk janë shiitë; ata janë druzë. Ai pranon se gruaja e tij punon për një qendër mjekësore vendore,është një e mirë e madhe materiale por pohon, “Po, ne nuk paguajmë asgjë për ne. Kjo vlen edhe për shumicën e popullit libanez. Përveç atyre që kanë para. Ata duhet të paguajnë diçka. Për çdo njeri tjetër ajo është falas”.

Njësia e Arsimit të Hizbullahut gjithashtu ka siguruar shërbime shumëtë nevojshme në veçanti në fushën e arsimit. Para 2000 shkollimi fillor dhe i mesëm cilësohej shumë i varfër, me përjashtim të shkollave private, të cilat ishin përtej mundësive financiare për shumë njerëz. Hizbullahu filloi që të vepronte me rrjetin e tij të shkollave i cili kërkonte taksa modeste ndaj shiitëve. Përfundimi ishte se nëpërmjet këtij shembulli qeveria libaneze ndoqi zbatimin e arsimit fillor dhe të mesëm që tani ështëuniversaldhe falas.

Hizbullahu vepron ende me shkollat e tij dhe është bërë e ditur se ai u shërben mbi 14.000 nxënësve, duke siguruar para për libraritë, bursat dhe ndihmën financiare për librat, të cilat ai i blen me shumicë dhe i shpërndan kundrejt çmimit.Përmirësimet e Hizbullahut në arsim ecin së bashku në një popullatë e cila ka një baze të madhe shiitësh dhe e cila çmon lart arsimin me kujdestarët e rajonit të tyre.

Në Libanin e sotëm, Hizbullahu i përdor sukseset e tij ushtarake, përmirësimet e infrastrukturës së tij shoqërore dhe praninë e medias profesionale së tanishme për publikun e tij dhealternativën e qeverisë së shëndetshme të botës së bashku me kuvendin në kutitë e votimit. Jo çuditërisht, popullariteti itij kombëtar vijon të rritet. Aktualisht Hizbullahu mban dymbëdhjetënga 128 ulëset në kuvend të lira për partitë politike muslimane, por përmesKoalicionit të fundittë8 Marsit ai ka pesëdhjetëeshtatë ulëse nën ndikimin e tij. Për me tepër aimban fuqinë e rritur nëpërmjet së dy nga tre pozitat e fuqishme të kabinetit. Me zgjedhjet e para kombëtare në nëntë vite të orvatura në për t’u mbajtur më 7 Maj 2008, ka gjasa qëpjesa e tij e fuqisë do të rritet.

Struktura e kuvendit aktual libanez ka ardhur si një përfundim i negociatave që i dhanë fund Luftës Civile. Një veçori e pashoqe e kuvendit libanez është parimi i “shpërndarjes së rrëfimit”. Përparësi gjatë zgjedhjeve mes 1932 dhe 1972, ulëset ishin ndarë mes të krishterëve dhe muslimanëve në raportin 6:5. Në të 1960-tat muslimanët ishin bërë qartësisht të qëndrueshëm ndaj sistemit. Pas luftës Marrëveshja e Taifit e 1989, e cila ishte e efektshme në dhënien fund luftës, ribëri ndarjen e kuvendit, për të siguruar përfaqësim të barabartë të të krishterëve dhe muslimanëve, ku secila palë do të zgjidhte 64 nga 128 deputetë. Me këtë çdo bashkësi fetare – shiite, sunnite, aleuite, e krishterë, druze dhe Hizbullahu -zhvillon fushatëpër ulëset në kuvend. Në 1992 Hizbullahu mori pjesë në zgjedhjet libaneze për herë të parë, dukefituar 12 nga 128 ulëse në kuvend, në 1996 organizata fitoi 10 ulëse, dhe në 2000 fitoi 8.

Megjithatë në pasluftën e 2006, në zgjedhjet e 2009 Hizbullahu fitoi dymbëdhjetë ulëse. Me izraelitëttë cilët i mbajnë shumë të gjalla tmerret e 2006, në mendjet e tërë libanezëve, të paktën një herë në javë shtypi arab, ose një herë në ditë në Sirinë e lindjes, duket i sigurtë të thotë se Hizbullahu nuk është kandidat i fortë në fitimin e shumicës së koalicionit ligjor në zgjedhjet e Majit. Që të ndodhë kjo, duhet të jetë sepse, nëse jo një shumicë shiite, por një shumicë e popullit libanez e përbërë nga të tëra përkatësitë e besimtarëve muslimanë ashtu edhe të krishterët. Një Ligj Kushtetues thelbësor e bën me të vërtetë këtë të mundur: e drejta universale e votës, përmes së cilës të tërë votuesit,mund të votojnë për çdo parti të zjedhjes së tyre, shumica e të cilave tanimë kanë një interes kryesor politik: vetëruajtjen.

Në Liban është pazakontë se në kabinetin e tij të tre ministrave, autoriteti ekzekutivit të shtetit i njohur me ligj, është efektivisht më i fuqishëm se sa presidenti, kryeminitri ose kuvendi, i cili është trupi që zgjedh kabinetin për të filluar. Kjo nënkupton se ulëset e një koalicioni të partisëmund të sjellë kabinetin e me zgjdhjen e tyre. Ja pra këtu është shpalosur qartë fuqia politike e Hizbullahut.

Në përfundim të kësaj, Hizbullahu si fillim negocoi Aleancën e 14 Marsit mes disa partive përfshirë të krishterët dhe sunnitët. Përfundimi ishte se në fund të dhjetorit të 2009 kuvendi libanez u betua në një kabinet të ri të mbizotëuar nga Hizbullahu. Kjo lëvizje siguroi për zgjedhjen e dy ministrave pro Hizbullah të kabinetit dhe më tej, zgjedhen e besnikut të Hizbullahut, ish gjeneral Mishel Aunit në zyrën e presidentit. Duke mbajtur shumicën e kabinetit dhe të presidencës nuk është një vlerë e pakët politike.

Megjithatë, zyra e kryeministrit ka qenë një ndikim mjaft ndarës, ashtu siç u tregua nga Saad Hariri (i biri të atit), duke prishur rreshtat nga Aleanca e 14 Marsit pavarësisht votës për presidentin Aun. Hariri duke llogaritur gabim fuqinë e tij vetjake, më në fund pranoi dhe miratoi ish gjeneralin, megjithatë, kjo e prishi aleancën thuajse plotësisht.

Kohëve më të fundit, ikja e dukshme e Haririt në Arabinë Saudite dhe Francë – dhe siç bëhet e ditur Iran – nuk e ka ndihmuar reputacionin e tij me kuvendin ose me njerëzit. Aleanca e FPM dhe Hizbullahut ka qenë një koalicion i ri dhe i fuqishëm, e cila tani po e tregon veten si koalicioni i 8 Marsit i shumicës së partive shiite, si një reagim ndaj të metave të shumta të perceptuara të Haririt.

Në shtesë në shkurt 2006, Mishel Auni dhe Hasan Nasrullahu, nënshkruan një memorandum i marrvëeshjes i cili kërkonte për një gamë të gjërë reformash siç është garantimi i hyrjes së barabartë në media për kandidatët dhe lejimin e votimit të emigrantëve. Kjo ishte një përpjekje për tëpenguar kapjen e pushteti të kolacionin ekzistues Hariri-Xhumblatt. Memorandumi FPM-Hizbullah u pritme thuajse me një pajtim të njëzëshëm në bashkësinë shiite dhe me siguri është një tregues i fortë i mençurisë politike të Hizbullahut. Për më tepër sipas një sondazhi nga Qendra për Kërkime dhe Informata e Bejrutit, 77 % gjithashtu miratuan së bashku me bashkësinëekrishterë. Me vetëm pak muaj para zgjedhjeve të reja, kjo mbështetje ndërfetare është një tregues i rezultatit të mundshëmnë kutitë e votimit.

Libani Sot: I Njerëzve… Nga Njerëzit…Për Njerëzit!

Hizbullahu si një njësi ushtarake nuk ka mënjë rivalitet ose një autonomi nga ushtria libaneze. Hadiu vë theksin se Hasan Nasrullahu ka lajmëruar publikisht mbështetjen e tij për ushtrinë dhe kuvendin. Duke marrë parasysh praninë shumë të madhe, të ushtrisë libaneze përgjatë Bejrutit, e përqendruar në kufirin e jugut, kjo bëhet për një frenim të fortë. Hadiu pohon se se në anën taktike, municionet, furnizimi dhe komanda e Hizbullahut mbetet e pavarur, por nëse Libani do të sulmohet përsëri, të dyja ushtritë do të komunikojnë mbi strategjinë dhe ndarjen e informatave. Asnjë nga këto nuk ndodhi në 2006.

Hadi, si dhjetra njerëz, të intervistuar në Bejrut dhe gjatë Libanit, dëshirojnë paqe. Fatkeqësisht ata e dinë se lufta nuk do të mbarojë kurrë për ta. Lufta që nga 1963 gjthmonë është sjellur në tokën e tyre, dhe mezi është kthyer pas çdo herë. Madje edhe lufta e qëllimshme civile është prodhuar nga jashtë dhe më pas është lënë që të ziejë në rrugët e çdo qyteti; në veçanti në Bejrut. Hadi tregon ngjashmëritë e asaj çfarë ka ndodhur në afërsi të Sirisë, pavarësisht faktit se shumica e libanezëve i urrejnë sirianët, për rolin e tyre shumë kohë më parë në nxitjen e asaj lufte civile, me urdhër të amerikanëve dhe izraelitëve.

Ndjenjat e Hadit u përsëritën shumë herë me shumë njerëz të intervistuar në bare, kafene dhe rrugët e Bejrutit dhe ndërsa isha duke zbuluar Libanin. Një gazetar me qëllime profesioniste nuk ka përse të ketë frikë aspak në Liban nga njerëzit ose nga Hizullahu. Kampet e refugjatëve palestinezë janë tërësisht një çështje tjetër dhe janë jashtëzakonisht të rrezikshme, por ata janë të shpërndara përgjatë Libanit dhe shumë e qartë që janë të mbrojtura nga OKB-ja. Por në kufirin jugor një luftë e re duke se po fryn përsëri.

Izraeli ka nisur sërish retorikën e tij të paraluftës, duke cituar qartësisht se ai do të pushtojë rishtas me qëllim që të ndalojërritjen e ushtrisë së Hizbullahut. Kjo, si një realitet i nacionalizmit… injoron atë që çfarë Hizbullahu, sot, është më të vërtetë. Ai nuk është një ushtri. Ai nuk është një parti politke. Ai nuk është një lëvizje socialiste. Hizbullahu është… Libani!

Nën këtë shtrihet fuqia e tij e vërtetë: Fuqia e njerëzve të tij… dhe dëshira e tyre natyrale, njerëzore për lirinë nga shtypja.

Biseda jonë tani po shkon drejt fundit, ne të dy qëndrojmë me një shtrëngim të fortë dore – një shtrëngim i cili të lë një përshtypje të përhershme – unë po shikoj për herë të fundit në sytë e thellë dhe të rreptë të një burri, i cili ka vendosur besimin e tij në partinë e tij, në kombin e tij, në njerëzit e tij – dhe në ëtë gazetari – për t’u bërë bashkë dhe për të ndaluar rriten e ardhjes së një lufte të re tragjike.

“A do të luftoni përsëri?” është pyetja e fundit, që qëndron ende pezull.

Duke ma lëshuar dorëHadi i përgjigjet pyetjes shumë – më të – rëndësishme; e cila i përmbledh të tëra sa kemi folur më lart gjatë kësaj kafeje të gjatë ndriçuese mëngjesi. “A do të kemi një zgjedhje?”Me të vërtetë.

Burimi : watchingromeburn.uk/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne