Holanda dhe Franca përsëri veto ndaj hapjes së bisedimeve me Shqipërinë?!

GJERGJI THANASI

Dy deputetë holandezë të Partisë së Lirisë (Partij voor der Vrijhejd) përkatësisht Lilian Helder (deputete nga viti 2010) dhe Roy Van Aalst (deputet nga viti 2017) i kërkuan me shkrim ministrit të ambientit dhe infrastrukturës Van Nieuweinhuizen, që të marrë masa energjike kundra klandestinëve shqiptarë. Bëhet fjalë për qindra e qindra shqiptarë, të cilët në mënyrë klandestine hynë nëpër kamionat, që janë në pritje në Portin e Moerdijk-ut. Destinacioni i këtyre klandestinëve është Anglia. Klandestinët shqiptarë jo vetëm rrezikojnë jetën e tyre, por u shkaktojnë probleme kamionistëve me organet ligjzbatuese angleze. Autoriteti Portual Moerdijk po bën shpenzime shtesë për mure rrethuese dhe gardhe të larta me rrjetë gabian për të parandaluar këtë fluks klandestinësh shqiptarë. Dy deputetët holandezë i kërkojnë qeverisë së vet të ushtrojë presion mbi shtetin shqiptar, që të marrë masa drastike për të parandaluar këtë fluks azilkërkuesish dhe klandestinësh shqiptarë. Dy deputetët dhe partia e tyre nuk do ta votojnë në parlament hapjen e bisedimeve BE-Shqipëri në vitin 2019, nëse nuk  neutralizohen të tilla probleme, që shqiptarët i shkaktojnë Holandës. Linku: https://www.transport-online.nl/site/94757/pvv-stelt-kamervragen-over-inklimmers-moerdijk/

Le të shpresojmë që “geisha” e emëruar si ambasadore e Shqipërisë në Holandë ta ketë informuar dikasterin Bushati për këtë zhvillim negativ në skenën politike holandeze. Theksojmë se problemi i azilkërkuesve shqiptarë në Holandë dhe përdorimi i Holandës nga klandestiënt shqiptarë si “trampolinë” për të hyrë në Angli nuk është një problem i ri. Rreth një vit më parë kryebashkiaku (burgmajsteri) maroken i Roterdamit z. Aboutaleb gjatë vizitës së tij në Shqipëri pasi anashkaloi propagandën e Erion Velisë për korsi bicikletash dhe adaptim të  përvojës holandeze dhe pasi hodhi poshtë një ofertë të bashkëvjedhjes Veliaj-kompani holandeze të ujësjellësit të Tiranës, nguli këmbë fort në neutralizimin e telashit të madh të azilkërkuesve dhe klandestinëve shqiptarë në Holandë. Për cudi kryebashkiakun Aboutaleb e shoqëronin 2 kolonelë dhe një general (polici kufitare, xhandarmëri detare) në këtë vizitë në Shqipëri (SIC!)

Majiset plaga e azilkërkuesve shqiptarë në Francë

Pavarësisht nga premtimet e Bushatit në Francë dhe të Ramës në Shqipëri, që iu bënë ministrit të brendshëm francez Collomb për ndalimin e fluksit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë, realiteti tregon se kjo plagë e shoqërisë shqiptare është thelluar edhe më shumë.

Mediat franceze shkruajnë se viti 2018 pritet të jetë vit rekord përsa i përket numrit të azilkërkuesive të rinj në Francë. Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pati 16% më shumë kërkesa për azil në Francë krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit 2017. Për ne shqiptarët është me të vërtet e turpshme dhe e dhimbshme, që vendin e dytë për azilkërkues në Francë e zënën shqiptarët . Të parët janë afganët me 6000 kërkesa për azil (6 mujori i parë i vitit 2018) dhe të dytët janë shqiptarët me 3800 kërkesa, ndërsa sirianët janë në vend të nëntë me vetëm 2000 kërkesa. Linku: https://www.lequotidien.sn/france-vers-un-nouveau-record-du-nombre-de-demandeurs-dasile-en-2018/

Është një turp i madh, që pas 5 viteve të qeverisë së Rilindjes shqiptarët të jenë të dytët për azilkërkues në Francë pas Afganistanit, ku për 29 vjet ka një gjendje lufte ose pushtimi të huaj thuajse të pandërprerë. Siria ka 7 vjet në luftë civile të përgjakshme, me mbi 600 000 të vdekur në 23 milion banorë, megjithatë Shqipëria e rilindur e kryeministrit Rama ka thuajse dyfishin a zilkërkueve (6 mujori i parë 2018) në Francë krahasuar me Sirinë. Cfarë është vallë ajo forcë e mistershme shumëfish më e fortë se lufta civile, që i detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës si azilkërkues, si klandestinë apo të konkurojnë në Lotarinë Amerikane?!?!?!?

Problemi i azilkëkruesve shqiptarë i ndërthurur me problemin e klandestinëve shqiptarë, që nga brigjet franceze synojnë Anglinë si edhe rritja eksponeciale e krimit ordiner e të organizaur shqiptar në Francë me raste (kasapana në Nicë në 14 korrik 2016) të kombinuar me celula terroriste po e bën Francën gjithnjë e më skeptike për të pranuar hapjen e bisedimeve BE-Shqipëri. Në qershor 2019 do t’ia dëgjojmë “krismat” diplomacisë franceze! Le të shpresojmë se nga kryerilindasi nuk do ketë justifikime se kundërshtimi nga opozita i vettingut i detyron shqiptarët të marrin udhët e botës si azilkërkues dhe si klandestinë!/ Gazeta Impakt

Në foton ilustruese familja shqiptare Bulica kërkon azil në Francë e mbështetur fuqimisht nga miqtë e saj francezë.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne