“Holanda, kusht Shqipërisë për të votuar pro negociatave”

Shaban Murati, ish-diplomat dhe ish-këshilltar i ministrit të Jashtëm, shkruan sot në një opinion në “Gazeta Shqiptare” për realitetin e negociatave ku ka hyrë Shqipëria me vende të BE-së.

Ai shkruan mes të tjerave, se Hollanda është duke i bërë presion Shqipërisë për interesa ekonomike, në mënyrë që të votojë pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Një burim i mirinformuar diplomatik bën të ditur se Holanda i ka paraqitur një kusht Shqipërisë, që do t’ia japë votën për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, vetëm nëse Shqipëria i akordon asaj pjesëmarrjen e një kompanie holandeze të gazit në procesin e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP dhe në ndërtimin e rrjetit të gazifikimit të vendit”, shkruan ai.

Nuk dihet sa e vërtetë është kjo gjë, por nëse po, duket se më shumë se sa standartet, vendeve Perëndimore si Holanda, kujdesen për interesat e tyre ekonomike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne