Holandë – Blok: Racizmi në gjenet e njeriut, s’di të ketë një shoqëri multietnike paqesore

Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Stef Blok, ka bërë deklarata “raciste” duke argumentuar se racizmi është në gjenet e njeriut.

Sipas pamjeve të transmetuara ditën e mërkurë gjatë programit televiziv “Zembla”, i cili bën investigime mbi çështje të ndryshme në Holandë, ministri Blok ka mbajtur një fjalim në mbledhjen e javës së kaluar me holandezët që punojnë në institucionet ndërkombëtare.

Nën mbrojtjen e anonimatit, autori i filmimeve në fjalë ka theksuar se shumica dërrmuese e të pranishmëve në këtë takim “janë tronditur” nga deklaratat e ministrit.

“Më jepni një shembull të një shoqërie multietnike ose multikulturore ku ende jeton popullata indigjene dhe ku ekziston një shoqëri paqësore. Unë s’di të ketë. Këtë pyetje ia drejtova edhe stafit të Ministrisë”, shprehet Stef Blok në këto pamje.

Pak minuta më vonë, një pjesëmarrës në takimin e holandezëve punonjës të institucioneve ndërkombëtare dha Surinamin si shembull të bashkëjetesës në harmoni e paqe të etnive të ndryshme.

Kurse shefi i diplomacisë holandeze ia ktheu me fjalët: “Vallë a është Surinami një vend paqësor? Kjo është një deklaratë e guximshme. E admiroj optimizmin tuaj, por Surinami është një shtet i dështuar dhe shkak i kësaj është përçarja etnike mjaft serioze në këtë vend.”

Singapori ishte shembulli i paraqitur nga një tjetër i pranishëm në takim, por ministri i Jashtëm holandez pati një argument kundërshtues edhe për këtë vend.

“Republika e Singaporit është me të vërtetë një shtet i vogël, jashtëzakonisht selektiv në emigracionin e tij. Ata nuk i pranojnë emigrantët e varfër. Po, eventualisht, ndoshta për pastrim”, tha ai.

Më tej, Stef Blok argumentoi se racizmi është në gjenet e njeriut duke hedhur pretendimin se ardhja e në vend e emigrantëve të shumtë teston kufijtë e shoqërisë vendase çdo ditë e më tepër dhe se çdo shoqëri ka limitet e saj kur bëhet fjalë për të marrë emigrantë.

“Është ndoshta diku thellë në gjenet tona ajo që ne duam të kemi një grup të organizuar mirë për të jetuar së bashku dhe se nuk jemi në gjendje të krijomë lidhje me njerëz të huaj, të panjohur”, deklaroi ai duke dhënë si shembull disa zona nga vendi i tij me popullsi kryesisht emigrante.

Ministri tha se i kupton shumë mirë vendasit që jetojnë në këto zona.

“Të jetosh në Benoordenhout (zonë me shumicë holandeze) e një të diel të marrësh bukë nga furi turk në qoshe të rrugës është shumë bukur dhe nuk shqetësohesh nga zhvillimet përreth, por të jetosh në mes të saj mund të ketë disa efekte anëtare dhe do të vuash jashtëzakonisht shumë”, komentoi kryediplomati holandez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne