Bota

Holandë – PEGIDA vendos kryqe në ambientet ku do të ndërtohet xhamia

Në qytetin Enschede të Holandës, anëtarët e lëvizjes kundër islamit dhe emigrantëve, e njohur shkurt me emrin PEGIDA (Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit), ngulën 23 kryqe në një ambient ku planifikohet të ndërtohet një xhami.

Sipas pamjeve të postuara në median sociale nga anëtarët e grupit racist PEGIDA duke vendosur kryqet në fushën në fjalë dhanë idenë e një varreze.

Gjithashtu në postim u shkruan fjali me përmbajtje urrejtjeje ndaj islamit dhe myslimanëve dhe u bë e ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më tej.

Anëtarët e PEGIDA-s edhe para 4 muajve, përsëri në ambientet që pritet të ndërtohet xhamia, kishin vendosur një çadër që përfaqësonte kishën (në formë kishe) dhe kryqet i kishin lyer me gjak derri./ trt