Bota

Holandë, princesha dhe të gjitha vajzat tjera do të thirren në shërbimin ushtarak

Të gjitha vajzave 17-vjeçare në Holandë, përfshirë princeshën Catharina-Amalia, këtë javë do t’u dërgohet ftesë për kryerjen e shërbimit ushtarak.

Shërbimi ushtarak aktiv u shfuqizua në vitin 1997, por një ndryshim në vitin 2018 në ligj thotë se edhe vajzave do t’u dërgohen ftesa kur të mbushin 17 vjeç.

Ministrja holandeze e Mbrojtjes, Ank Bijleveld, njoftoi masën në rrjetet sociale, duke theksuar se djemtë dhe vajzat në vend jo vetëm që kanë të drejta të barabarta, por edhe detyra të barabarta.

“Por, ne nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen dhe nëse siguria e vendit është në rrezik mund të nevojitet të thirren të gjithë djemtë dhe vajzat”, tha Bijleveld në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ftesa po ashtu do të informojë vajzat për mundësinë e tyre për të ndjekur një karrierë profesionale në ushtri./AA

OPINIONE

INTERVISTA