Bota

Holandë, “sulmi terrorist” rezulton fluskë sapuni

Ajo u përshkrua si përpjekje e dështuar e terroristëve për një “Bataclan” të dytë, por elementi më i mediatizuar i saj, gjetja e një furgoni të mbushur me bombola gazi që vuri në alarm autoritetet e qytetit holandez të Rotterdamit, rezultoi një fluskë sapuni.

Pas verifikimeve të imtësishme u arrit në përfundimin se shoferi i mikrobusit me targa spanjolle është një mekanik, që bombolat i mban me vete si pjesë të punës së tij. Burri ishte i dehur kur u ndalua nga policia. “Ky është rasti ideal për të thënë person i gabuar, në vendin e gabuar, si dhe efektivë policie që bënë me zotësi punën e tyre”, ishte komenti i shefit të Policisë së Rotterdamit, Frank Paauw. Kontrollet vazhduan, e për rrjedhojë një 22-vjeçar holandez, rezident në Zevenbergen, ka përfunduar në pranga. Zyrtarët holandezë të sigurisë u vunë në alarm pas sinjalizimit të kolegëve të tyre, gjë që solli anulimin e një koncerti “Rock” të grupit amerikan “Allah-Las”, të kërcënuar jo pak herë për shkak të emrit të tij./ pt

OPINIONE

INTERVISTA