Holandë – Xhamia në Ede sulmohet nga islamofobët e Voorpost

Lëvizja ekstremiste Voorpost, e cila ka marrë përgjegjësinë e këtij akti, nëpërmjet rrjetit social ka publikuar fotografinë e pankartave në të cilat ishte shkruar “Ndalo terrorizmin islam”, “Ndalo islamizmin”.

Kryetari i Fondacionit të Xhamisë Ulu, Hüseyin Durmuş në një deklaratë ka dënuar sulmin në fjalë dhe ka thënë se për një javë kanë ndodhur dy sulme.

“Në sulmin e parë në dritaren e xhamisë ishte vendosur një pankartë me shkrimin ‘Ndaloni prerjen Hallall’. Këtë nuk deshëm ta ndajmë me mediat. Qëllimi i këtij grupi është që të shfaqen në media dhe të tërheqin vëmendjen”, tha ai.

Një javë pas këtij rasti, vazhdon rrëfimin e tij Durmuş, në shtyllat e llambave që ndodhen në rrugën përreth xhamisë dhe në hyrje të një ndërtese që është në ndërtim dhe ndodhet pranë xhamisë, janë vendosur shkrime islamofobike.

“Jemi ankuar në Polici për të dyja sulmet. Policia pasi bëri vlerësimet e para njoftoi se për arsye të lirisë së shprehjes, do të kryejnë hetime jo për shkak të përmbajtjes së shkrimeve, por për shkak të vendosjes së pankartave pa lejen e xhamisë”, tha ai.

Durmuş u shpreh gjithashtu se janë në komunikim me kryetarin e komunës dhe Policinë në lidhje me rastin. Ai shtoi se kryetari i komunës ka thënë se ndjehet i pikëlluar që nuk mund të bëjë asgjë, përderisa xhamia nuk pëson dëme të tjera më të mëdha./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne