Homeland Justice publikon dokumentin: Ambasadori izraelit i shkruante kreut të SHISH për kompaninë Rayzone Group

Homeland Justice ka publikuar një dokument të datës 17 dhjetor 2020, që mban firmën e ambasadorit të Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, dhe i drejtohet Helidon Bendos, në atë kohë drejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Në letër, ambasadori i prezanton kreut të SHISH kompaninë izraelite Rayzone Group, e cila ofron zgjidhje teknologjike të bazuara në inteligjencë për agjencitë shtetërore.

Dokumenti përmend një portofol shërbimesh që përfshin inteligjencën e sinjaleve dhe komunikimeve elektronike (SIGINT), inteligjencën gjeohapësinore (GEOINT), inteligjencën kibernetike, mbledhjen e informacionit nga burime të hapura (OSINT), analizën e të dhënave dhe kundërzbulimin.

Ambasadori i referohet gjithashtu përvojës së kompanisë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës izraelite, ndërsa në përfundim të letrës lë të dhënat e kontaktit të përfaqësuesit të saj, Dor Venezia, për kërkesa të mëtejshme informacioni dhe zgjerim të bashkëpunimit.

Publikimi i këtij dokumenti ngre pikëpyetje mbi kontaktet e propozuara mes kompanisë izraelite dhe SHISH-it, si dhe mbi qëllimin dhe fushën e mundshme të bashkëpunimit në teknologjitë e inteligjencës./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne