Mijëra qytetarë jemenas kanë dalë sërish në rrugët e Sana’as në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës.
Protesta e organizuar nga lëvizja Houthi u karakterizua nga flamuj të mëdhenj palestinezë dhe thirrje kundër “entitetit kriminal”, duke iu referuar Izraelit.
Siç u raportua më herët gjatë ditës, Houthit lëshuan një tjetër raketë balistike drejt Izraelit në shenjë kundërshtimi ndaj luftës, por ajo u kap nga sistemi mbrojtës i ushtrisë izraelite. /mesazhi