Hoxhaj: Marrëveshja Kosovë-Serbi zbatohet kur të kalojë në Këshillin e Sigurimit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund ta arrihet vetëm pasi të kalojë përmes Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në emisionin Rubikon Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë vazhdimisht që në të ardhmen të ketë një koordinim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth çështjes së Kosovës.

“Marrëveshja Kosovës-Serbi mund të zbatohet vetëm kur të kalojë në Këshillin e Sigurimit – aty janë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina – kjo është politikë e fuqisë. Orientimi ynë drejt SHBA-së ka të bëje edhe më këtë. Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund ta zbatohet nëse deputetët e Kosovës ose të Serbisë e çojnë dorën, por nëse e anëtarët e Këshillit i Sigurimit në OKB i thonë PO një marrëveshje të tillë. Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar vazhdimisht dhe duhet të kërkohet edhe në të ardhmen që të ketë koordinim BE-SHBA. Dhe se dyti, nëse ata mund të bëjnë kompromise të tjera me të tjerët në Këshill të Sigurimit dhe neve na bie mirë – kjo është në rregull”, tha ai./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne