Hoxhallaret e Tiranes Ose Tirana e hoxhallareve…

Nga Edison Kuqo

Ne Tirane gjen sot shumicen e specialisteve, mjekeve, politikaneve,bizesmeneve…Aty do te gjesh cuditerisht edhe shumicen e hoxhallareve te vendit.Ne nje namaz te nje prej xhamive te kryeqytetit,nese hedh syte nga xhemati pas imamit do gjesh mbi 40 hoxhallare qe kane mbaruar studimet ne vendet e lindjes,kryesisht Arabi, Siri, Egjipt apo edhe ne Turqi, France e Amerike.Ne kolorin e shtresave shoqerore qe frekuentojne xhamite tona do i gjesh te pasurit vec, te varfrit ne nje ane tejter, intelektualet ne nje grup tjeter,te devotshmit menjane te fortet ne nje cep dhe te ”ndershmit”ne nje ane tjeter.Hoxhallaret tane shpesh i gjen me shtresat me ne nevoje, me te pasurit dhe politikanet.Ne kete koshere me hoxhallare takoj nje prej tyre qe pas selamit shikoj lodhje tek ai dhe degjoj ankesen e tij ”ja lodhemi shume, me pune gjith diten;Po car pune ben mo vlla i them ?! -Perkthej, kam ul koken nat-dit me grun ene dy femijet, e me e maru i liber mrena vitit t’ri. Ma kan rras mu me e perkthy per pak lek.Po car bonet anej ka Pogradeci me pyet,a esht shtu ndo pak xhemoti ?

-Elhamdulilah i them, po ti kur do vish ndonje here,e pyes.-Nigjo! me thote, kte muej nuk vij dot,se shkoj me pushime, mujin tjeter jam ne Prizren per i takim, pasanaj jam n’Shkoder, ka Dhjetori i thuj xhemotit kam me ardh me majt i ligjrat.Japim selamet dhe ndahemi…

Problemi nuk eshte tek rendesia qe i jepet kryeqytit por problemi i vertete eshte se keshtu nuk ecin gjerat,feja nuk shkon perpara.Tirana nuk eshte Shqiperia.Eshte emergjente perhapja ne cdo skaj te vendit.Rinia po largohet pa nje fjale te vetme per Zotin.Njerez te mbetur ne harrese nga politika dhe drejtuesit,nuk mund te jene te harruar dhe nga hoxhallaret tane.Nje student feje eshte nje investim disavjecar dhe secili duhet te shikoje qellimin perse shkoi.Kur te diturit mblidhen ne nje vend,vakumin do e zene injorantet.Perqendrimi ne kryeqytet sjell edhe garimin ne poste drejtimi.Disa prej tyre shpesh jane deformuar nga misioni i larte qe kishin, ne minj shoqatash.Kjo rrezikon te fute midis nesh ate specien e rrezikshme te kameleonit qe shohim rendom ktu e 70 vite ma radhe dhe kjo do ishte nje deshtim./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne