Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch deklaroi se Arabia Saudite në sulmet e përgjakshme kundër Jemenit ka përdorur bombat amerikane.
Në një raport të HRW, thuhet se kjo organizatë ka inspektuar një qendër të ujësjellësit në periferi të kryeqytetit të Jemenit Sana, që ishte sulmuar nga forcat ajrore saudite dhe ka gjetur pjesë të bombave të prodhuara nga kompania amerikane Raytheon. HRW e quan Amerikën partnere të Arabisë Saudite në krimet kundër popullit të Jemenit dhe shton se që prej fillimit të agresionit saudit kundër Jemenit në Mars 2015, SHBA i ka shtuar ndjeshëm ndihmat ushtarakë për regjimin e Arabisë Saudite duke marrë pjesë direkt në masakrat kundër popullit jemenas. Ndërkohë, pritet që gjatë vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Riad, të nënshkruhen disa marrëveshje për shitjen e armëve amerikane Arabisë Saudite me vlerë disa miliarda dollarë./ PT