HRW i bën thirrje BE-së dhe Greqisë të respektojë të drejtat e emigrantëve

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut(HRW) i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të respektojë të drejtat e njeriut.

Në deklaratën e bërë nga organizata, duke iu referuar atyre që po ndodhin në kufirin Turqi-Greqi dhe ishujt grekë, i bëhet thirrje Bashkimit Evropian dhe Greqisë që të sillen në mënyrë të përshtatshme me dinjitetin njerëzor të azilkërkuesve/emigrantëve.

Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut deklaroi gjithashtu se Greqia ka njoftuar se nuk do të marrë aplikime të reja për azil për një muaj dhe një vendim i tillë nuk ka bazë ligjore si dhe është i paarsyetueshëm. Madje bëhet e ditur se ditët e fundit ata që janë futur në vend (Greqi) në mënyrë të jashtëligjshme, janë dënuar me burg.

Në deklaratë tërhiqet vëmendja edhe në pamjet e publikuara ku një refugjat sirian u vra nga arma e zjarrit të forcave greke të sigurisë si dhe bëhet e ditur se përdoret forcë e tepër ose e çekuilibruar ndaj azilkërkuesve/emigrantëve ndër të cilët ka edhe fëmijëve dhe gra.

Gjithashtu tërhiqet vëmendja se liderët e BE-së, që kanë vizituar Greqinë kanë shpërfillur forcën e çekuilibruar dhe kanë lavdëruar forcat greke të sigurisë dhe nuk i kanë bërë thirrje Athinës të respektojë ligjet ndërkombëtare për azil.

Në deklaratë citohet Drejtoresha e ‘Human Rights Watch’ në Bashkimin Evropian, Lotte Leicht të ketë thënë se shpërfillja e liderëve të BE-së ndaj këtyre abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave ndërkombëtare do të bëhet shkak për më tepër abuzim dhe shkelje. Ajo bëri të ditur se autoritetet greke duhet të ndalojnë menjëherë ngjarjet e dhunës dhe duhet të fillojnë hetim ndaj përgjegjësve të këtyre akte dhune.

“Bashkimi Evropian dhe udhëheqja greke duhet të dënojë dhunën aktuale dhe duhet të vejë në veprim ligjet penale ndaj atyre që janë përgjegjës”, tha Leicht.

Ajo bëri të ditur se qeveria greke duhet të heqë dorë nga vendimi për pezullimin e aplikimeve për azil dhe duhet të sigurojë që të gjithë ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të mund të aplikojnë në kufi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne