Huffington Post: Gabimi vdekjeprurës i Bin Selman, fillim për fundin e mbretërisë Al Saud

Zhvillimet aktuale në Arabinë Saudite dhe arrestimet e gjera me pretekst të luftës kundër korrupsionit dhe dorëzimi i të gjitha çështjeve të pushtetit në duar të Muhamed bin Selman i papërvojë, mund të bëhet fillim për fundin e regjimit mbretëror Al Saud.

Faqja informative Huffington Post në gjuhën arabe në një analizë të saj rreth situatës në Arabinë Saudite, ka shkruar: “Arabia Saudite së fund ka arrestuar 11 princa dhe ish-ministra të këtij vendi dhe po përballet me një krizë të re, prandaj ky veprim agresiv i kryer me urdhër të Muhamed bin Selman, trashëgimitari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite, mund të bëhet shkak për fillimin e fundit të regjimit Al Saud në Arabinë Saudite. Shumica e analistëve besojnë se Bin Selman me dëbimin e Mot’ab bin Abdullah bin Al-Abdulaziz, shefin e Gardës Kombëtare të Arabisë Saudite, nga posti i tij, ka kryer një gabim themelor dhe vdekjeprurës. Qëllimi kryesor i Muhamed bin Selman nga këto arrestime që cilësohen si luftë kundër korrupsionit, është bërë vetëm për të marrë pushtetin absolut dhe pretendimet e tij për transparencë dhe liri, plotësisht janë të pabaza. Më shumë se në çdo kohë tjetër, arrestimet në Arabinë Saudite janë shndërruar në një stuhi të madhe politike që rreziqet destabilizuese të saj kërcënojnë jo vetëm Arabinë Saudite, por edhe të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme të përfshirë nga kriza”.

Huffington Post duke cituar gazetën britaneze “The Guardian”, vë në dukje se një prej princave saudit emri i të cilit nuk është bërë publik, ka njoftuar për dy letra të rëndësishme në qarqet e larta saudite në të cilat këto qarqe janë inkurajuar për grusht shtet kundër mbretit Selman. Logjika që sundon në këto letra është kjo që mbreti i Arabisë Saudite dhe trashëgimtari i fronit mbretëror të saj, po ndjekin politika të rrezikshme të cilat do të rezultojnë me shkatërrimin politik, ekonomik dhe ushtarak të Arabisë Saudite. Sipas Huffington Post, ekzistenca e kontakteve të tilla mes pjesëtarëve të familjes saudite përmban frikë dhe mund të ndodhë që Muhamed bin Selman të përballet me fatin e mbretit Fejsal në vitin 1975. (Mbreti Fejsal bin Abdulaziz më 25 mars 1975 është vrarë nga nipi i tij princi Fejsal bin Abu Musaid). Huffington Post në vazhdim shkruan: padyshim se Muhamed bin Selman në dy vitet e kaluara ka marrë pushtet më shumë se çdo pjesëtarë tjetër i familjes mbretërore saudite dhe siç duke Bin Selman duke anashkaluar çdo gjë, por synon të ndryshojë protokollin e veçantë të transferimit të mbretërisë, mirëpo ai deri më tani nuk ka ushtruar funksione të rëndësishme në qeverinë saudite dhe ai nuk posedon përvojën e duhur për ta marrë pushtetin e mbretërisë saudite. Kjo është qesharake që Muhamed bin Selman me anë të një dekreti mbretëror, të bëhet përgjegjësi kryesor i kompanisë Aramco, kompania kombëtare e naftës së Arabisë Saudite dhe burimi kryesor i të ardhurave të këtij vendi. Kjo është plotësishte një çështje e paparë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne