Hulumtim, më shumë se 9 orë gjumë rrit rrezikun nga paraliza

Një hulumtim i zhvilluar nga shkencëtarët ka zbuluar se më shumë se 9 orë gjumë gjatë natës dhe dremitja brenda ditës më shumë se 90 minuta rrit rrezikun nga paraliza.

Në kuadër të hulumtimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Neurology”, janë ekzaminuar 31.750 persona në Kinë mosha mesatare e të cilëve është 62 vjeç.

Në fillim të hulumtimit u vëzhgua se gjumi prej të paktën 9 orë rrit me 23 për qind rrezikun nga paraliza se sa te ato që flenë më pak se 8 orë.

Mundësia për paralizë është rritur me 25 për qind tek ata që flenë më shumë se 90 minuta gjatë ditës në krahasim me ata që flenë më së shumti një orë ose nuk flenë aspak gjatë ditës.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se personat që natën flenë me orë të gjata ndërsa ditën dremisin kohë të gjatë, kanë një rrezik prej 85 për qind për paralizë.

Gjatë hulumtimit pjesëmarrësit janë ndjekur 6 vite me radhë prej të cilëve 1.557 janë paralizuar.

Shkencëtari Xiaomin Zhang nga Universiteti Huazhong tërhoqi vëmendjen se duhet më shumë hulumtim në këtë drejtim. Sipas tij, hulumtimet e mëparshme kanë treguar se fjetjet ose dremitjet e gjata shkaktojnë ndryshime të padëshiruara në nivelet e kolesterolit si dhe zgjerimin e belit.

Ai shtoi se fjetja dhe dremitja e gjatë është tregues i një jete pa lëvizje që rrit rrezikun e paralizës.AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne