Shqiperia

Vdes 23 vjeçari në Francë, flet i ati: Do i shkoj deri në fund hetimit

Gëzim Beqiraj, babai i 23 vjeçarit, Florenc Beqiraj, i cili humbi jetën orët e vona të mbrëmjes së të premtes, pasi mjekët francezë i fikën aparaturat që e mbanin në jetë, zotohen se do t’i shkojë deri në fund hetimit.

I kontaktuar nga Report Tv ai rikonfirmoi edhe njëherë se mjekët franceze i kanë fikur aparaturat pa lejen e tij dhe familjarëve të rij.

Gëzimi shtoi se po e ndihmon një avokat në këtë beteje, ndërsa evidentoi se janë disa të rinj emigrantë shqiptarë që po e ndihmojnë në Francë në këto ditë të vështira.

“Kam marrë avokat dhe do t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, mjekët i kanë fikur aparaturat pa lejen time. Në këto ditë të vështira janë disa djem shqiptarë në Francë që po më ndihmojnë në çdo drejtim”, u shpreh Beqiraj.

23-vjeçari shqiptar ra në gjendje koma, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në burg në Marsejë të Francës. Ai kishte rënë në burg, pasi ishte kapur nga autoritetet pa dokumente, ndërsa prej vitesh ishte në Francë, ku po përpiqej të përfitonte azil.

OPINIONE