Shqiperia

Humb jetën në kampin sirian gruaja shqiptare

Mentije Dumani, 73 vjeçarja nga Shqipëria ëshë e raportuar e vdekur në Kampin Sirian. Pavarësisht apeleve të shumta drejtuar Autoriteteve Shqiptare, ajo nuk ka mundur të marrë një përgjigje. Në video-mesazhin e fundit për A2, gjyshja, e cila u detyrua të nisej në Siri për t`u kujdesur për nipërit e saj, kërkonte ndihmë.

“Më ktheni të vdes në vendin tim”, ishin fjalët e së ndjerës.

Prej ditësh, rreth 80 Shqiptarë të mbajtur në kampin “Al Hawl” në Siri kërkojnë dëshpërimisht, të bëhet diçka nga struktura ligjzbatuese. Pjesa më e madhe e shqiptarëve në kamp janë fëmijë./joq

OPINIONE

INTERVISTA