Humbën zgjedhjet – PD duhet t’i kthejë buxhetit 1.7 mln lekë, PS merr 2.8 mln, përfiton dhe LSI

Rezultati i dobët ne zgjedhjet e 25 qershorit jo vetëm që e ka lënë Partinë Demokratike dhe atë Republikane në opozitë, por i detyron të kthejnë mbrapsht në buxhetin e shtetit një pjesë të fondit që iu akordua para fushatës elektorale. Partia Demokratike duhet t’i kthejë buxhetit të shtetit 1.7 milionë lekë të rinj, ndërsa  Partia Republikane 2 milionë lekë të rinj. Vendimi që pritet të miratohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjve, do të miratojë fondin shtesë për PS, LSI, PDIU dhe PSD-në e Skënder Gjinushit. 

Partia Demokratike dhe Partia Republikane, duhet t’i kthejnë buxhetit të shtetit një pjesë të fondeve që iu akorduan për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Vendimi pritet të kalojë në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që do të zhvillohet të hënën.

Shkak i penalizimit për dy partitë më të mëdha të opozitës, është bërë rezultati i dobët që ato morën në zgjedhjet e qershorit.

Partia Demokratike duhet t’i kthejë buxhetit të shtetit 1.7 milionë lekë të rinj, ndërsa Partia Republikane 2 milionë lekë të rinj.

Nuk janë vetëm Partia Demokratike dhe ajo Republikane që penalizohet nga përllogaritja e  sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet partive politike që morën pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në listë janë edhe 11 parti të vogla politike, përfshirë dhe Frymën e Re Demorkatike të Bamir Topit,  të cilat kanë shënuar një rezultat dukshëm të dobët në zgjedhje dhe nuk arritën të  kalonin pragun e 3 përqindëshit që i bënte ato parti parlamentare.

FRD duhet të kthejë në buxhet 1.1 milionë lekë, ndërsa Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, duhet t’i kthejë shtetit rreth 470 mijë  lekë.

Sfida, Aleanca Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane, Partia Komuniste e Shqipërise, Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar do  t’i kthejnë  buxhetit  325 mijë lekë, aq sa iu akordua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve paradhënie për fushatën elektorale.

Teksa partitë me rezultate të dobëta penalizohen,  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do ti shtojë fondet partive që u rritën në zgjedhjet e 25 qershorit.

Vetëm 6 parti përfitojnë fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

Partia Socialiste do të marrë 2.8 milionë lekë,  Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrë 1.3 milionë lekë,  Partia e Shpëtim Idrizit PDIU-ja 1.4 milionë lekë shtesë,   PSD-ja e Skënder Gjinushit  223 mijë lekë, ndërsa Libra e  Ben Blushit 501 mijë lekë shtesë  nga buxheti i shtetit.

Në total për partitë me rezultat pozitiv krahasuar me vitin 2013, do të ndajnë midis tyre fondin prej 6.3 milionë lekësh.

Ajo çka ngjall interes dhe shpjegohet qartë në relacionin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve  është se një votë e krahasuar me numrin e zgjedhësve që votuan më 25 qershor vlen  42  lekë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne