Hungaria i premton Turqisë përkrahje në integrimin evropian

I ndodhur në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në samitin e 7-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), Kryeministri i Hungarisë Orban bëri deklarata në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian (BE).

“Hungaria përpiqet të marrë në Komisionin Evropian, që pritet të formohen së shpejti në BE, detyrën e komisarit të zgjerimit dhe politikave të fqinjësisë. Mundësia nuk është e vogël, por konkurrenca është e fortë. Nëse e marrim ne këtë detyrë, atëherë do të bashkëpunojmë me Turqinë për anëtarësimin e Azerbajxhanit në kuadër të Programit të Partneritetit Lindor. Ne do t’ju ndihmonin me kënaqësi në këto punime”,- tha shefi i qeverisë së Hungarisë.

Nga ana tjetër Orban rikujtoi se më 19 shtator në Budapest ishte hapur Zyra e Përfaqësimit Evropian të Këshillit Turk.

Kandidatura e hungarezit Laszlo Trossanyi dhe rumunes Rovana Plumb, për komisionerin e zgjerimit, detyrë që e intereson edhe Turqinë, ishte refuzuar nga Juria më 30 shtator për “konflikt interesi”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne