Huthët e Jemenit bombardojnë me dronë depot e armatimeve në aeroportin e Arabisë Saudite

Huthët e Jemenit kryen një sulm ajror mbi qytetin Najran në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i forcave të koalicionit i Arabisë Saudite, Turki al-Maliki deklaroi se Huthët që mbështen nga Irani, goditën pozicione të rëndësishme në qytetin Najran, në jug të vendit, lajmëron agjencia saudite e lajmeve SPA.

Maliki tha se sulmi në këtë zonë është kryer me dronë pa pilot. Zëdhënësi nuk zbuloi shumë detaje.

Nga ana tjetër, kanali televiziv El-Mesire, që lidhet me Huthët, lajmëroi se sulmi është kryer në aeroportin Najran dhe se është goditur depoja me armë në aeroport.

Ai shtoi se pas sulmit ka shpërthyer zjarr.

Arabia Saudite më herët kishte njoftuar se pas katër vitesh aeroporti që kishte qenë objekt i sulmeve të Huthëve ishte vënë sërish në funksion. Fluturimet në aeroportin Najran u ndërprerë në vitin 2015 për shkak të luftës në Jemen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne