Huthit mohojnë të kenë sulmuar një tanker të naftës duke e përshkruar incidentin si një komplot të SHBA

Luftëtarët Huthi të Jemenit kanë hedhur poshtë çdo rol në një sulm të supozuar të kohëve të fundit kundër një cisterne të naftës pranë brigjeve të Jemenit, duke e përshkruar incidentin si një komplot të SHBA për ta bërë rajonin më të pasigurtë.

Arabia Saudite e cila po kryen një agresion vdekjeprurës në Jemen, deklaroi të enjten se një anije kishte gjuajtur tre raketa kundër një cisterne të naftës me flamur të Ishujve Marshall, ndërsa anija po kalonte përmes ngushticës Bab al-Mandeb në Detin e Kuq. Agjencia zyrtare saudite e lajmeve (SPA) bëri të ditur të enjten se asnjë prej ekuipazhit nuk u lëndua në sulm dhe cisterna arriti të lundronte në Detin e Kuq. Riadi po heton mbi sulmin, thuhet në deklaratë, pasi akuzoi luftëtarët Huthi të Jemenit për kërcënimin e sigurisë detare. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, Muhamed Ali al-Huthi tha se ushtria e Jemenit dhe luftëtarët Huthi nuk kishin rol në sulmin e të mërkurës. Kjo është një përpjekje që përputhet me komplotet amerikane për ta bërë të pasigurtë ngushticën Bab al-Mandeb , tha ai, duke shtuar se hapësira detare në këtë rajon është nën kontrollin e forcave saudite dhe amerikane dhe ata janë përgjegjës për çdo incident atje. “SHBA dhe aleatët e saj po kërkojnë të krijojnë incidente që mund të përdoren si justifikim për sulmet e tyre në Jemen, por përpjekje të tilla janë të padobishme,” shtoi ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne