Huthit në Jemen kërcënojnë me sulme Arabinë Saudite

Huthit në Jemen të mbështetur nga Irani kërcënuan se do të shënjestrojnë institucionet dhe pikat ushtarake të mbretërisë në Arabinë Saudite.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Seri, pas njoftimit të forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite se do të kryejnë operacione me cilësi shumë të veçantë dha deklaratë për agjencinë e lajmeve Saba.

“Forcat tona do të vazhdojnë të shënjestrojnë pikat ushtarake dhe institucionet e mbretërisë brenda Arabisë Saudite”, tha Seri.

Huthit akuzojnë forcat e koalicionit me vrasjen e civilëve në qytetin verior Sade në një operacion ajror të mërkurën e kaluar, si dhe bombardimin e depove të pajisjeve mjekësore në Sana./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne