Hyjnë në fuqi memorandumet e mirëkuptimit mes Turqisë, Gambias dhe Somalisë

Memorandumet e mirëkuptimit të nënshkruar mes Turqisë dhe Gambias në fushën e peshkimit dhe bujqësisë dhe mes Turqisë dhe Somalisë në fushën e bujqësisë u publikuan në Fletoren Zyrtare.

Sipas kësaj Turqia dhe Gambia do të bashkëpunojnë në zhvillimin dhe menaxhimin e peshkimit si dhe në shfrytëzimin racional të burimeve të frutave të detit duke marrë parasysh ligjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Ndërkaq në fushën e bujqësisë do të bëjnë përpjekje që në kuadër të kornizave ligjore të rrisin bashkëpunimin dypalësh në bujqësi dhe tregti bujqësore.

Në këtë kuadër do të bashkëpunohet në fushën e blegtorisë, posaçërisht në therjen hallall sipas traditës islame si dhe për prodhimin dhe deponimin e perimeve, drithërave, misrit dhe të fëstëkëve. Ndërkaq do të bashkëpunohet edhe për marrjen me qira të tokës ose për organizime të përbashkëta mes prodhuesve të dy vendeve dhe investime të përbashkëta mes investitorëve të dyja vendeve.

Me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë do të formohet edhe “Komiteti Ekzekutiv i Bujqësisë”.

Ndërkaq sipas memorandumit të mirëkuptimit me anë të të cilit parashikohet bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mes Turqisë dhe Somalisë të dyja vendeve brenda territoreve të tyre do të punojnë në drejtim të zhvillimit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për bashkëpunim në teknikën produktive dhe në fushën e ekonomisë.

Sipas këtyre memorandumeve do të zhvillohet edhe dialogu mes sektorëve privat në fushën e tregtisë bujqësore dhe sistemit të tregut, do të përshpejtohet zhvillimi dhe zbatimi i projekteve bujqësor dhe rurale.

Gjithashtu mes Turqisë dhe Somalisë në fushën e bujqësisë do të formohet edhe “Komiteti Ekzekutiv i Bujqësisë”.

Në kuadër të dy memorandumeve të mirëkuptimit palët do të shkëmbejnë të dhënat në lidhje me studime shkencore, informacione teknike dhe dokumente të ndryshme, ndërkaq do të bashkëpunojnë edhe në shkëmbimin e ekspertëve dhe konsulentëve dhe në organizimin e seminareve, simpoziumeve, panaireve dhe mbledhjeve të nevojshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne