Në shtetin Gjerman, pritet të hyjnë në fuqi disa rregulla të reja ku makinat e huaja nuk do të lejohen të kalojnë pa paguar nëpër autostradat me shpejtësi të pakufizuar.
Sipas “The Independent”, Bundestagu pritet të pranojë këtë kërkesë së shpejti. Tarifa për lëvizjen e pakufizuar do të varet nga ndikimi që ka automjeti në mjedis. Sipas disa të dhënave paraprake, së pari do të aplikohen tarifa 5 euro për 10 ditë për makinat “eko’’, ndërsa 15 euro për automjetet që ndotin ajrin në masë më të madhe. Shoferët gjermanë do të paguajnë një taksë të tillë, por kostot do të jenë në përputhje me tarifat më të ulëta vjetore për automjetet.
Austria tashmë e disponon një skemë të këtij lloji të “vinjetave”, e cila do të kushtojë 8.90 euro për 10 ditë për automjetet e huaja./Dritare.net