I biri i Jamal Khashoggit shpreh besimin e plotë në gjyqësorin saudit

Salah Khashoggi, i biri i gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra vitin e kaluar, deklaroi se beson tek gjyqësori saudit për çështjen e vrasjes së babait të tij.

I biri i gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra vitin e kaluar në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, në një prononcim të bërë në llogarinë e tij në Twitter tha se “Kanë kaluar një vit që kur kemi humbur babanë tim të dashur. Siç kam thënë edhe në herët, besoj se gjyqësori saudit do të sigurojë drejtësi dhe do të ndëshkojë autorët e këtij krimi të tmerrshëm. Edhe unë si babai im do të qëndroj besnik ndaj atdheut dhe krerëve të tij”.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll më 2 tetor 2018, ku kishte shkuar për të filluar procesin për martesë.

Në një raport prej 101 faqesh të lëshuar në qershor nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite u fajësua për vrasjen e qëllimshme të Jamal Khashoggi./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne