I burgosuri palestinez vdes në burgun izraelit

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë “Handala” ka bërë të ditur se një i burgosur palestinez ka vdekur në burgun izraelit.

75-vjeçari Sa’di al-Gharabli ndërroi jetë në qendrën mjekësore Assaf Harofeh pasi u përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Al-Gharabli ishte nga Rripi i Gazës, ndërsa ai u arrestua nga forcat izraelite në vitin 1994 dhe u dënua me burg të përjetshëm.

Sipas shoqatës, i burgosuri palestinez kishte vuajtur nga kanceri i prostatës, diabeti dhe presioni i gjakut, duke akuzuar autoritetet e burgut izraelit se nuk i kanë ofruar kujdes mjekësor.

Autoritetet e burgut izraelit nuk kanë komentuar vdekjen e të burgosurit.

Llogaritet se mbi 220 palestinezë kanë humbur jetën në burgjet izraelite që nga viti 1967, pesë prej të cilëve kanë vdekur këtë vit.

Sipas të dhënave palestineze, mbi 5.500 palestinezë aktualisht po vuajnë dënimet në burgjet izraelite./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne