I burgosuri për Report Tv: Jemi 70 të dënuar në burgun e Reçit në grevë urie, duam mjek! Po kërcënohemi me transferim

Problemi jonë është që nuk kemi mjek në burg për problemet shëndetësore që kemi. Ne kemi bërë një krim që kemi ardhur në burg. Unë jam dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, por mjek nuk kemi. Në grevë janë 70 vetë që prej ditësh kemi refuzuar ushqimin. Ne kërkojmë të drejtat tona, një ambientet tamam për të bërë grevën. Nuk ka ardhur asnjë mjek me na matur tensionin, apo me pyetur. Vetëm se mbyllin dyert. Ne kërkojmë një vend me zhvilluar grevën, është me ligj. Derisa të vijë përfaqësuesi i ministrisë, avokati i popullit apo drejtoria e burgjeve.

Grevën tani po e zhvillojmë në dhomat tona. Nuk ka asnjë shqetësim për sigurinë. Po marrim kërcënime për transferim në Burrel, Korçë, Tepelenë, me na ardhur familja atje. ‘Ne do u transferojmë’ thonë titullarët e institucionit. Mosha e atyre që janë në grevë është nga 25-60 vjeç. Drejtori nuk duam të vijë, pasi është arrogant, i burgosuri me nivelin më të ulët flet më mirë se ai. Dyqanin këtu e ka kushëriri i Paulin Sterkajt dhe nuk mundesh me folur me negociuar për çmimin. Kur ta jep faturën sikur ke blerë dicka ta jep sikur ke blerë karta telefoni. Një kg oriz këtu bën 2500 lekë” deklaroi ai në Report Tv./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne