I dha gjykim të reduktuar vrasësit të gjyqtares Fildes Hafizi, përfiton tokë në Spille gjyqtari

Një tjetër person që ka arritur të përfitojë pronave në Spille të Kavajës, përveç familjarëve të ish-kreut të Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, kreut të PS-së Kavajë, Gentian Daja, nën/prefektit të Tiranës Fatos Kaja dhe ish-Shefit të Zyrës së Kadastrës në Kavajë Nezir Lecini, ka qenë edhe gjyqtari Luan Lusha. Ai është në listën e gjatë të personave që kanë marrë tokë shtetërore në bregdetin e Spillesë. Lusha ka qenë në treshen e gjyqtarëve që dënoi me 3 vite burg për “mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “dhunë në familje”, ish-bashkëshortin e gjyqtares Fildez Hafizi, Fadil Kasemi në vitin 2015.

Madje Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi një inspektim në Gjykatën e Kavajës pas vendimit të dhënë 2 vite më parë për Kasemin, i cili më 31 gusht vrau ish-bashkëshorten e tij Fildeze Hafizi me armë zjarri në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Kasemi më pas përfitoi nga amnistia, e cila e la të lirë në fillim të vitit 2016. Tre gjyqtarët që u inspektuan nga KLD ishin Eda Kaja, Luan Lusha (kryesues) dhe Markelian Koço. Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për “armëmbajtje pa leje në banesë” që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo për “armëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente publike” që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg dhe “tentativë vrasje”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne