I doli emri tek anti-terrori, Olsi Jazexhi: Rama ose është psikopat, ose ka xhindet. Duhet dërguar te hoxha në rrugën e Kavajës

Studiues dhe historiani Olsi Jazexhi është në një proces me drejtësinë për shkak të deklaratave që ka bërë në kushtekur vendi ndodhet në gjendjen e emergjencës ndërsa për këtë ka folur në emisionin “aktualitet” tnë Fax News të moderatorit Bejdo Malo.

Jazexhi ka sulmuar ashpër Ramën duke thënë se është ‘psikopat’ dhe ose ka xhinde ose probleme mendore.

Jazexhi tregoi edhe hapat që ka ndjekur ndërsa pohoi se i kanë bërë reklamë falas.

“Kam ekspozuar pak a shumë diktaturën e këtij kryeministri psikopat, dhe jam i gatshëm ti shkoj kryeministrit edhe në gjyq, nuk jam duke e ofenduar, Mero Baze e ka publikuar edhe në gazetën e tij. Që nga data 10 mars kur Rama shpalli shterrethimin, me pamjet e tij, me mjekrën dhe sytë që i çonte vrengëll, të jep përshtypjen se ose është me probleme mendore ose nga teologjia islame mund të jetë me xhindet, ose duhet çuar tek psikologët, ose tek ky hoxha i rrugës së Kavajës. Intervistat e mija si duket e kanë mërzitur kryeministrin, gazetarja lexon një memo dhe thuhej që anti-terrori po heton një person me inicialet OJ që jam unë. Mua më nderoi shumë se më bëri reklamë dhe e dyta dua të përballem me kryeministrin. Pasi e mësova lajmin shkova o prezantova, u thashë se jam i akuzuar siterrorist, më thanë se nuk kemi asgjë për ju. I thashë më ka dalë emri, më thanë mos dgjo mediat. Ata po më hetojnë, kur shkova në zyrat e anti-terrorit nuk më dhanë informacion. Ndoshta ka qenë një fushatë frikësuese”, tha Jazexhi.


/FAXWEB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne