I dyshuari i FETO-s arrestohet në bordin e një jahti me flamur grek

Një i dyshuar i lidhur me organizatën terroriste gyleniste (FETO) është arrestuar në një jaht  me flamur grek në qytetin turistik Marmaris, buzë detit Egje.

Një burim i sigurisë, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të dhënë deklarata për mediat, tha se Murat Elmas, imami 48-vjeçar i rajonit Samsun të Detit të Zi, i dyshuar per lidhje me organizatën terroriste FETO, u arrestua së bashku me dy të dyshuar të tjerë.

Elmas, i cili ka pasur lidhje me shkollat e FETO-s, po bënte plane për të ikur në Greqi duke përdorur identitet të rremë.

Tre telefona celularë të të dyshuarit kishin pasur të instaluar aplikacionin ByLock, një aplikacion i koduar i përdorur nga komplotistët e grusht shtetit të dështuar në Turqi.

Burimi theksoi se të dyshuarit e tjerë u akuzuan gjithashtu për përdorimin e identitetit të rremë.

Arrestimi i Elmas-it thuhet se është i rëndësishëm për shpërbërjen e rrjetit rajonal të FETO-s.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut në vitin 2016 ku 250 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja poashtu akuzon FETO-n se ka qenë pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke. Veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne