BE: Do i ekstradojmë gulenistët, vetëm mbi bazën e provave thelbësore

Bashkimi Europian nuk do të pranojë kërkesën turke për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETÖ nëse Turqia nuk paraqet prova thelbësore. Kjo është bërë e qartë nga Koordinatori i BE-së për Terrorizmin, Gilles de Kerchove i cili viziton Ankaraë.
Ai ka kujtuar se BE-ja nuk e klasifikon organizatën e themeluar nga Fetullah Gulen si terroriste, qëndrim që ja ka përcjellë kreut të shërbimeve sekrete turke, por edhe zëdhënësit të Presidentit turk, Erodgan. Kerchove ka nënvizuar se kërkesa turke do të mbahet parasysh kundrejt provave që do të paraqiten siç është p.sh akuza dhe fakti për pjesëmarrje në vrasje gjatë grushtit të shtetit të korrikut 2016.

Qëndrimi i BE-së shtron disa pikëpyetje mbi qëndrimin e Shqipërisë që është një nga vendet ku Turqia ka paraqitur kërkesën për ekstradim. Pak javë më parë, Gjykata e Durrësit pranoi një kërkesë për ekstradim për një mësues turk me banim në vendin tonë, që kërkohet nga Turqia si pjesëtar i rrjetit gulenist. Në fillim, Tirana zyrtare refuzoi këkesën turke, por me sa duket këmbëngulja e Ankarasë zyrtare ka dhënë disa efekte.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne