“I gatshëm të shkoj dhe në selinë e PD”! Rama bën deklaratën e fortë: “Zgjedhorja”, kusht për integrimin!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm të ulet në dialog me opozitën, në çdo moment dhe në çdo vend, qoftë edhe në Partinë Demokratike.

Rama është shprehur në “Report Tv” se koha nuk pret dhe se Reforma Zgjedhore do të miratohet si kusht për çeljen zyrtare të negociatave.

“S’kemi nevojë për të humbur kohë. Rekomandimet e OSBE/ODIHR nuk janë gjëegjëza, janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Do të integrohen në ligjin ekzistues dhe nga kjo pikëpamje do të jemi gati në raport me Këshillin Evropian dhe Komisionin duke u thënë se kjo pjesë u plotësua paralelisht me ngritjen e institucioneve.

Nëse në këshill nuk do të ketë kushte të tjera apo goditje përsëprapthi, ne do të kemi plotësuar dy kushtet për konferencën e parë që është çelja zyrtare e negociatave. Unë nuk i tremben asnjë ndërmjetësimi. E kemi treguar se kur duam të merremi vesh, jemi marrë vesh. Ky vend nuk mund të vazhdojë me teka.

Do të doja të flisnim për reformën zgjedhore. Nëse ata nuk e ndjenë presionin e kohës dhe janë në një kalendarë tjetër është puna e tyre. Jam këtu në çdo moment që ata dëshirojnë. Për të gjithë që janë në atë karvan. Kush dëshiron të jem gati në tavolinë jam gati edhe në selinë e Partisë Demokratike, unë shkoj. Nëse ata janë rehat me orën e tyre që vazhdon e bie 12, ora ime është tjetër. Nëse ata nuk duam ne vazhdojmë”, ka thënë kreu i qeverisë./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne