“I kam larguar fëmijët nga shkollat e FETO-s për shkak të respektit ndaj Turqisë”

Deputetja me origjinë boshnjake e Kosovës, Duda Balje, pas tentativës makabre për grusht shteti më 15 korrik në Turqi ka çregjistruar dy fëmijët e saj nga shkollat në Kosovë që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO dhe i ka regjstruar në shkollë publike.


Balje, nënë e tre fëmijëve, për Anadolu Agency (AA) rrëfen detajet lidhur me çregjistrimin e fëmijëve të saj nga shkollat që kanë lidhje me FETO-n pas 15 korrikut.

Ajo tregon se gjatë kohës së tentativës për grusht shteti kishte qenë në Turqi. “Vërejtëm se po ndodh diçka, por nuk e kuptonim se çfarë. Më morën në telefon nga kompania e turneve turistike dhe, meqë jam figurë politike, më kërkuan të largohem nga vendi, por unë nuk pranova. As nuk u shqetësova”, vazhdon Balje.

Balje rrëfen se në Kosovë ishte kthyer pasi ishte bërë e ditur se ndërmarrësit e tentativës për grusht shteti kishin qenë anëtarët e FETO-s.

“Që të tre fëmijët e mi mësonin në Kolegjet Mehmet Akif, i cili ka lidhje me Gylenin. Djali im më i madh atë vit kishte diplomuar, por vajza ishte në vitin e dytë të nivelit të mesëm, kurse djali i vogël në klasën e tretë të nivelit fillor”, tregon më tej Balje.

Duke vënë në dukje se është admiruese e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Balje thekson: “I nderuari Erdoğan për mua është një idol politik. Në fjalët e mia gjithmonë marr shembull nga fjalët e tij”.

Ajo thotë se “me t’u kthyer në Kosovë, së bashku me të shoqin vendosëm t’i çregjistrojmë fëmijët dhe shkuam në shkollë”.

Siç shprehet, fillimisht kanë kërkuar nga kolegji dokumentet e djalit të diplomuar i cili do të vazhdonte studimet në Austri, kurse më pas u kanë thënë drejtuesve të shkollës se dëshirojnë t’i çregjistrojnë dy fëmijët e tjerë.

– “U përpoqën të më bindin të hyj në tema politike”

Deputetja Balje më tej thekson se drejtuesve të shkollës ky vendim u ka ardhur rëndë, për arsye se, siç thotë, është një politikane me famë që përfaqëson boshnjakët në vend.

“Gjëja e parë që më pyetën ishte nëse më kishin bërë presion nga Ambasada e Turqisë. Përkundrazi, unë as që e kisha diskutuar këtë çështje me ambasadën. Ishte plotësisht vendim i im dhe i të shoqit. Drejtori u përpoq të më bindte të hyj në tema politike. Na tha të mos merrnim vendim menjëherë dhe të presim pak, por ne kishim marrë vendimin. Duhej ta kryenim atë punë, atë çast”, thotë Balje.


Balje tregon se drejtuesit të shkollës i kishte thënë të mos e përziejë politikën në këtë çështje, pasi që, siç thotë, aty kishte shkuar si një nënë, e jo si politikane.

“Përpiqeshin të hapnin temë politike. U thashë që kam shkuar si një nënë dhe më pyeti nëse kisha borxh. Kur panë se isha e vendosur, për gjysëm ore më sollën regjistrin e fëmijëve. Nuk i përshëndeta dhe nuk bëra fjalë, vetëm mora dokumentet dhe dola”, thotë Balje.

Më tej ajo potencon se asnjëherë nuk e ka pranuar tentativën për grusht shteti, sepse, siç shprehet, është e lidhur për Turqinë.

“Meqë jam shumë e lidhur për Turqinë, asnjëherë nuk munda të pranoj tentativën për grusht shteti. Për shkak të respektit të madh për Turqinë, me të shoqin morëm vendimin t’i largojmë fëmijët nga shkollat e FETO-s”, tregon Balje, duke shtuar se fëmijët e saj tani vijojnë mësimet në shkolla publike.


- “Shumë persona kanë bërë çregjistrime nga ato shkolla”

Pas çregjistrimit të fëmijëve të saj, vazhdon më tej Balje, edhe nëntë prindër të tjerë i kanë çregjistruar fëmijët e tyre nga shkollat në fjalë, duke shtuar se për këtë hap nuk u ka treguar anëtarëve të familjes.

“Ata i kanë çregjistruar fëmijët duke thënë për mua se di diç që kam çregjistruar fëmijët e mi. Po ashtu, shumë qytetarë kosovarë i kanë tërhequr dokumentet nga ato shkolla”, shprehet Balje, për të shtuar më tej se në shkolla kanë mbetur vetëm fëmijët e disa personave me të cilët kanë marrëdhënie tregtare.

Balje tha se pjesëtarët e FETO-s nuk kanë pushuar se ndjekuri djalin e saj që ka shkuar në Austri, me çka Balje është ndier e shqetësuar.

“Ata përpiqen të takohen me të birin tim. I kanë bërë ftesë të marrë pjesë në mbledhjet e tyre. I kanë thënë se ‘do të të ndihmojmë’. Kur i biri im m’i tha këto, desha të hip në aeroplan dhe të shkoj tek ai. E thirra pronarin e banesës ku qëndron ai dhe i thashë të më informonte nëse kalojnë në kontakt. Më ishte fiksuar në mendje që të shkojë dhe ta marr, por tani për tani nuk ka ndonjë zhvillim”,
 shprehet Balje.


- “Turpërohem nga ndihma e ministrisë për këta”

“Unë si një prind nuk i lashë fëmijët e mi atje, por nga Ministria e Arsimit këtu ka mbështetje të madhe për kolegjet e Gylenit. Turpërohem nga kjo. Një kohë mendonim se do t’i mbyllin, megjithatë, kemi përshtypje se janë të afërt me politikanët, teksa ne i kemi ndërprerë marrëdhëniet”, thotë Balje.

Më parë, siç tha Balje, të gjithë e kanë njohur kolegjin në fjalë si “shkollë turke”. “Nëse Turqia e ka shpallur atë organizatë terroriste, ajo më për ne nuk është shkollë turke. Mund ta ketë emrin. Kur pyes dikë se në cilën shkollë shkon dhe më thotë se shkon në shkollën turke, unë i them se ata janë armiq të Turqisë dhe i pyes ‘pse vazhdoni t’i thoni shkollë turke’”, thekson Balje.


Duke iu drejtuar Fondacionit Maarif të Turqisë, i cili përgatitet të fillojë procesin arsimor në vitin vijues akademik në Kosovë, Balje konsideron se Maarif duhet të punojë fuqishëm dhe të prezantohet mirë në mënyrë që të arrihet sukses.

“Maarif duhet të punojë fuqishëm që të ketë sukses, sepse kur njerëzit i regjistrojnë fëmijët pyesin se e kujt është shkolla dhe çfarë cilësie ofron. Duhet të bëjnë një prezantim shumë të fuqishëm dhe të arrijnë te secili”, vlerëson deputetja Duda Balje për AA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne