I ndërpritet paraburgimi personit që kanosi presidentin kosovar Hashim Thaçi

Gjykata e Apelit ia ka ndërprerë masën e paraburgimit, të pandehurit K.P, për kanosje ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi, duke ia zëvendësuar të njëjtën me masën e paraqitjes në stacion policor.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, ky vendim është marrë meqenëse i dihet identiteti, ka vendqëndrim dhe adresa të njohura dhe meqenëse nuk ekzistojnë rrethana që e bëjnë të besueshme frikën se me gjetjen e tij në liri, do të mund ta përsërisë veprën penale./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne