I pasigurtë nëse BE do hapë negociatat me Shqipërinë

Kryeministri Rama mori në Bruksel lavdërimet e Zhan Klod Junker për reformat që ka kryer, por nuk është aspak i sigurtë se Komisioni Europian në fund të 6 muajve do të rekomandojë çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Këtë la të kuptohet lutja e tij ndaj ambasadorëve të huaj për të bërë avokatin e Shqipërisë pranë qeverive të tyre, të cilat mesa duket nuk kanë të njëjtën pikëpamje me Presidentin e Komisionit. Rama është munduar të bindë diplomatët perëndimorë se “vezën” e Shqipërisë nuk do ta bënte asnjë prej vendeve të Bashkimit Europian.

“Ne 2 vjet kemi ndryshuar kushtetuten, kemi ndërtuar ligje të reja dhe i kemi hapur rrugë nje ngrehine te re te sistemit te drejtesise, gje qe ne vendet tuaja duket e shpejte si drita per kohen qe duhet te shfrytezoni per te bere reforma në drejtësi. Kjo ka një arsye që nuk duhet ta harrojë askush dhe arsyeja është nevoja e këtij populli për të mos humbur më kohë në aspiratën për tu bërë pjesë e kësaj familjeje.

Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë qeveria, opozita dhe partnerët ndërkombëtarë, askush nga ne nuk do kishte bërë një reformë në drejtësi me këtë shpejtësi dhe thellësi nëse nuk do të ishte Bashkimi Europian si aspiratë kombëtare e shqiptarëve, nëse nuk do të ishte shtëpia ku ne duam të hyjmë me të drejta të plota”- tha Rama para ambasadorëve.

“Thembra e Akilit” mbetet kanabisi dhe për këtë çështje Rama deklaroi se në krye të lobimit për Shqipërinë është Italia. Ai theksoi se ministrat e Brendshëm të Italisë e Shqipërisë, Fatmir Xhafaj e Marko Miniti u kanë dërguar një letër vendeve të BE-së për suksesin e në luftën kundër kanabisit.

“Dua të besoj që ju do të jeni avokatët e shqiptarëve në këtë proces kaq themelor. Ne kemi shkallë për të ngjitur por edhe në këtë histori kemi histori suksesi. Vazhdon të diskutohet tek tuk për kanabisin në Shqipëri por situata ka ndryshuar, dhe pasqyrimi i këtij ndryshimi do të bëhet edhe më shuëm dominant në muajt që vijnë”- përfundoi Rama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne