I riu befasohet nga imazhet në Shqipëri: Parcelat,.. a ju duken edhe ju ashtu sikur i shoh unë?

“Kanabizimi” ka qenë një kryefjalë në Shqipëri për shumë kohë, por pa frikë mund të thuhet se nuk është zbehur ende. Edhe pse policia bashkë me qeverinë deklarojnë se i kanë shpallur luftë “kanabizimit”, me sa duket kjo luftë është më shumë fjalësh se sa veprash…
Nëse duam të gënjejmë veten mund të thuhet se sot nuk ka hashash të mbjellë në vendin tonë, e këtë ndoshta e vërtetojnë më se miri këto foto të zbuluara nga një i ri teksa navigonte në Google Maps nëpër territorin shqiptar. I riu shprehet i sigurtë se fotot tregojnë parcela hashashi, por nuk ka preferuar të tregojë zonën teksa u shpreh se “Nuk jam spiun dhe nuk mund ta them se ku i gjeta saktësisht”.
Për JOQ Albania qytetari tha: Përshëndetje! Ja çfarë shikojmë në malet e Shqipërisë pot ë hedhim një sy në Google Maps. U duken edhe ju ashtu sikur i shoh unë?! Tani nuk po tregoj se ku janë fiks se nuk jam spiun, nuk mundem ta them dot zonën. Por ju garantoj që janë në Shqipëri!” Imazhet e mëposhtme nuk janë të panjohura nëse rikthehemi pas në kohë kur mediat gjermane zbarkuan në Shqipëri mes parcelave të hashashit. Komentet ju takojnë juve./standard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne