I riu saudit që u arrestua në moshën 13-vjeçare pritet të dënohet me vdekje

Qeveria e Arabisë Saudite po përgatitet të dënojë me vdekje shtetasin e saj Murtaza Qureiris i cili është arrestuar në moshën kur ishte 13 vjeç me akuzat “nxitje për rebelim dhe terrorizëm”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit amerikan CNN i bazuar në burime të afërta me çështjen, pretendohet që Qureiris i cili ndodhet në burg prej 5 vitesh do të ekzekutohet me vdekje.

Theksohet se Qureiris kur ka qenë në moshën 10 vjeçare i është vrarë vëllai gjatë protestave të zhvilluara në rajonin lindor të Arabisë Saudite në kuadër të “Pranverës arabe” dhe se ai ka marrë pjesë në protesta me qëllim për të prostestuar mbi këtë ngjarje.

Gjithashtu në lajmin ku janë ndarë edhe pamje të aktivitetit protestues me biçikleta, thuhet se Qureiris është arrestuar nga forcat e sigurisë saudite 3 vite pas kësaj proteste derisa ai po udhëtonte për në Bahrein me familjen e tij.

Murtaza Qureiris po gjykohet me akuzat “hedhje të bombës molotov ndaj stacionit policor, anëtarësim në organizatë terroriste, përdorimin e dhunës në protestë, organizimin e marshimit në funeralin e vëllait të tij dhe nxitje të popullit për rebelim”. Sipas ligjeve të Arabisë Saudite ai do të dënohet me vdekje.

Aktualisht Qureiris është 18 vjeç dhe ai nga periudha 5 vjeçare e arrestit 2 prej tyre i ka kaluar në izolim në qeli. Ndërkohë që thuhet se ka refuzuar akuzat në fjalë të cilat ka qenë i detyruar t’i pranojë në kushte “të torturave të rënda dhe stresit”.

Shprehja “torturë” në raportin e OKB-së

Nga ana tjetër, Grupi Punues i Arrestimit Arbitrar i Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport në vitin 2016 në lidhje mbi çështjen dhe për hetimin e arrestimit të Qureiris ka thënë se “Qureiris pavarësisht se mori pjesë në protesta paqësore, ai iu nënshtrua torturës dhe u detyrua të pranonte akuza të ndryshme dhe se arrestimi i tij ishte arbitrar”.

Bashkë me këtë edhe aktivisti Muhammed Daman pjesëmarrës në protestat e zhvilluara në vitin 2011 ku mori pjesë edhe Qureiris në një deklaratë për CNN ka bërë të ditur se protestat kanë qenë paqësore dhe se në videot në fjalë nuk ka akte të dhunës sikurse pretendon Arabia Saudite.

Daman tha ndër të tjera se qeveria saudite duke lidhur me qëllim aktet e terrorizmit me protestat anti-qeveritare të zhvilluara në rajonin lindor të vendit po përpiqet të eliminojë emrat në atë rajon që janë kundër qeverisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne