I riu shqiptar goditet me th*kë dhe tërhiqet zvarrë në breg të detit në Itali, informacionet paraprake

Një 24-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në Riccione, Itali. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje (7 shtator) rreth orës 21:30, jo shumë larg portit.
I riu pasi është sulmuar dhe plagosur me thikë, është tërhequr zvarrë për disa metra derisa ka rënë përtokë përballë një hoteli.

Ndërkohë kanë qenë disa persona dhe turistë të pranishëm në hotel ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar ambulancën për ta transportuar në spital. 24-vjeçari pasi është bërë më mirë është shprehur se nuk e njihte personin që e kishte sulmuar.

Policia po heton ngjarjen, e cila ka ndodhur në një zonë ku nuk ka kamera survejimi. Gjithashtu policia është në kërkim të dëshmitarëve të mundshëm për të zbuluar atë që ka ndodhur./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne