Policia e Beratit, ka arritur që në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të vërë në pranga një 25-vjeçar.
I arrestuari është shtetasi me inicialet A.V, 25 vjeç, banues në Goriçan, Berat, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”
Njoftimi i plotë:
Berat, më 25.01.2019
Berat
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pas informacioneve të marra dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:
•A.V, 25 vjeç, banues në Goriçan, Berat.
Kapaj dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e shkallës së parë Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 284/2 të Kodit Penal.