I vihen prangat 39-vjeçarit që tentoi të rrëmbente biznesmenin në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të tentativës së rrëmbimit të biznesmenit Aurel Guni, i cili është edhe këshilltar i PDIU-së në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. (në foto)

Zyrtarisht policia bën me dije se në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Bexhet Mosmuça, 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe Bexhet Mosmuça, (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin.

– F.C., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallëzimin.

39-vjeçari dhe e reja u shoqëruan një ditë më parë nga policia e Elbasanit, ndërsa pas verifikimeve janë arrestuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit Bexhet Mosmuça, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C., për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar” parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne